Dafina Zeqiri bën thirrje për t’i ndihmuar fëmijëve në nevojë

Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri në rrjetin e saj social ka bërë thirrje për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ajo ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit e saj t’i bashkohen nismës dhe të japin aq sa kanë mundësi për fëmijët më pak fatlumë. “Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonde për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të…

Read More

Albin Kurti, bindshëm i preferuari i kosovarëve për kryeministër

Albin Kurti prin bindshëm kundrejt kundërkandidatëve për pozitën e Kryeministrit të Kosovës. Të paktën ky është rezultati i hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting, ku 44 % e të anketuarve e kanë zgjedhur Albin Kurtin. Pas Albin Kurtit radhitet Avdullah Hoti me 12 %, derisa me 11 % janë Vjosa Osmani dhe Enver Hoxhaj, raporton Klan Kosova. Në pyetjen: “Pavarësisht se cilën parti politike do ta votonit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kush mendoni se do të ishte personi më i duhur për pozitën e…

Read More

Ngjyra e pazakontë e flokëve të Bella Hadid do të jetë trendi i vitit 2021

Vitin 2020, Bella Hadid po e mbyll me një ngjyrë të pazakontë flokësh. Pasi preu balluke, ajo ka provuar të luajë me ngjyrën e flokëve. Gjatë një dalje në qytetin e Nju-Jorkut të martën, modelja u fotografua me highlights portokalli. lyerja e re e modeles së famshme është e frymëzuar nga viteve ’90. Pamja e Bella Hadid është ndër më të guximshmet që i kemi parë modeles dhe nuk e dimë nëse kjo ngjyrë është e përhershme apo e përkohshme.  Dhe ky do të jetë trend i vitit 2021 sipas…

Read More

‘Sex and the city’/ Rikthehet, por pa Samanten

Sex and the city do të rikthehet dhe këtë herë duket se kjo po ndodh me të vërtetë. Prej vitesh dëgjohen zëra për rikthimin, por tani duket se ka filluar edhe puna për një miniseri, që do të realizohet nga HBO Max, me të gjitha aktoret fillestare, përjashtuar Kim Cattrall, ose samantën, transmeton Top Channel. Nëse miniseria do të dalë me të vërtetë në dritë, do të bëhej fjalë për sezonin e shtatë të shout me protagoniste Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, në rolet e Kerrit, Sharlotës…

Read More

PDK ka nominuar Enver Hoxhajn për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar ushtruesin e detyrës të kryetarit të saj, Enver Hoxhajn, kandidat për kryeministër të vendit. “Sot jam i lumtur që të shpalos kandidatin tonë për kryeministër, Enver Hoxhajn. Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetas që sot s’janë këtu, Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, tha Uran Ismaili në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së. Ismajlit thot se ky kandidim është një lajm i mirë pas një viti me keqqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. “PDK ka…

Read More

GRUPI 6+ thot se do të garojnë të vetëm në zgjedhje

Në ciklin e takimeve që ka filluar dje me kreun e VV-së, Albin Kurtin ka pasur mandej edhe me përfaqësues tjerë të partive politike si me LDK-në, Nisman dhe së fundi takimi ishte me Grupin 6+. Vjosa Osmani U.D e Presidencës tani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Grupit 6+ ku pas një konference për media, Fitim Damka, përfaqësuesi i kësaj partie ka theksuar se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo që ato caktohen. Ndërkaq, i pyetur se a do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti, ai ka…

Read More

Prezantohet sondazhi ku thot se Vetëvendosje merr 55 deputetë. Ka mundësi edhe më shumë

Besnik Beslimi, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar një sondazh nga UBO CONSULTING, në të cilin thotë se partia e tij do t’i merr 55 deputetë. Përmes një postimi në Facebook, Bislimi thotë se sondazhi është realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit. “Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik”, shkruan ndër të…

Read More

BE-ja ndihmon Kosovën me mbi 24 milionë euro

Bashkimi Evropian e ka proceduar pagesën prej 24.05 milionë eurosh për të ndihmuar Kosovën në zbutjen e ndikimit të pandemisë së COVID-19, pastaj për të mbështetur modernizimin e administratës publike dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike. Në një komunikatë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, thuhet BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës. Duhet theksuar se komunikata citon Komisionarin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të ketë…

Read More

Endrit Shala nga Nisma: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Ka përfunduar takimi në mes u.d Presidentes Vjosa Osmani dhe Endrit Shala, nga Nisma, ku kanë pasur të bisedojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Shala në takim ka kërkuar që fillimisht të votohet buxheti për vitin 2021 për të mos pasur bllokim institucional. Ai gjithashtu ka bërë me dije se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt. “Më qëllimin që të mos ta bllokojmë vendin kërkuam që ta votojmë buxhetin për vitin 2021 që të mos jemi para mundësisë së bllokimit institucional”, tha ai. Sa u…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe

Kosova ka pezulluar fluturimet me Britanin e Madhe dhe anasjelltas. Kështu ka bërë të ditur, përmes një njoftimi për media Ministria e Shëndetësisë, ku ka njoftuar se ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha linjat ajrore të fluturimit në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas. Një vendim i tillë, thuhet se është marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. MSH-ja njofton se të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat…

Read More