GRUPI 6+ thot se do të garojnë të vetëm në zgjedhje

Në ciklin e takimeve që ka filluar dje me kreun e VV-së, Albin Kurtin ka pasur mandej edhe me përfaqësues tjerë të partive politike si me LDK-në, Nisman dhe së fundi takimi ishte me Grupin 6+.

Vjosa Osmani U.D e Presidencës tani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Grupit 6+ ku pas një konference për media, Fitim Damka, përfaqësuesi i kësaj partie ka theksuar se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo që ato caktohen.

Ndërkaq, i pyetur se a do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti, ai ka thënë se komunitetet i kanë vendet e rezervuara dhe do të garojnë të vetëm në zgjedhje.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: