Ankohen banorët dhe turistët pse Boga çdo vikend mbetet pa rrymë

Një numër i madh i banorëve të fshatit Bogë në Rugovë të Pejës janë ankuar për shkak se që dy ditë mungon energjia elektrike. Për momentin mbi 10 mijë turistë janë në Bogë, një atraksion i madh turistik që gjithmonë tërheq numër të madh të mysafirëve. Por pronarët e lokaleve dhe vilave ankohen për mungesa të theksuara të energjisë gjatë gjithë stinëve dhe thonë se Brezovica si destinacion konkurrent i tyre ka furnizim të vazhdueshëm më energji elektrike. Disa prej tyre madje ngrehin dyshime se dikush me qëllim po ua…

Read More

Ministër i pabindshëm, Abrashi shkel masat e Qeverisë së tij për mbrojtje nga COVID-19

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka publikuar një fotografi të një tubimi me simpatizantë të LDK-së, duke shkelur masat e Qeverisë për mbrojtje nga coronavirusi. Abrashi nuk ka bërë të ditur se ku ka qenë tubimi i partisë, por në fotografi shihet një numër mjaft i madh i njerëzve të grumbulluar në një hapësirë të mbyllur. Shumica e tyre nuk mbajnë maskë as distancë.Kujtojmë që masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës më 12 nëntor për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ndalojnë grumbullime të tilla. “Ndalohet…

Read More

Hoxhaj takon virtualisht mërgatën

Kryetari në Detyrë i PDK-së, njëherësh edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e kryesisë dhe udhëheqësin e Departamentit për Diasporë, Elmi Reqica, kanë zhvilluar sot një konferencë online me pjestarë të mërgatës tonë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Kanada. Postimi i plotë i PDK-së në facebook: Gjatë kësaj konference kryetari Hoxhaj ka njoftuar bashkatdhetarët me 4 vendimet e reja që PDK-ja ka marrë për Diasporën. PDK-ja do të ketë tri vende për diasporën në listën e saj për deputetë. Rikthimi i Ministrisë së…

Read More

I sapo ardhur në krye të komunës, Bulliqi me rregullim modest dhe të bukur ndriqon sheshin e Podujevës

Pamje modeste dhe të bukura ka marrë sheshi i Podujevës i dekoruar për festat e fundvitit. Kryetari i posazgjedhur i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka postuar disa foto ku shifen dekorimet e fundvitit. Postimi i z. Bulliqi Sheshi i Podujevës i dekoruar për festat e fundvitit. Fotografitë janë realizuar nga Gentrit Haziri!

Read More

Kurti rendit gjërat që ndodhën gjatë vitit 2020, premton se prioritet në qeverisjen e tij do të jet lufta ndaj korrupsionit

Kreu i LVV-së, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm për vitin 2020 ka përcjellur mesazh urimi për Vitin e Ri për të gjithë qytetarët e vendit. Përmes një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të KP të VV-së, Kurti përshkroi kronologjinë e ngjarjeve dhe çështjeve të përgjithshme që e kanë shoqëruar atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje përgjatë vitit 2020 dhe ngjarjeve absurde që e përcollën Kosovën edhe gjatë vitit 2019. Kurti thot se lufta e tij kryesore në qeverisjen e tij të ardhshme do të jet lufta kundër…

Read More

Edhe 33 anëtarë të LDK-së nga Mitrovica i bashkohen Vjosa Osmanit

Këshilltari i u.d së presidentit Faton Peci përmes një postimi ka njoftuar se iniciativës së Vjosa Osmanit i janë bashkuar edhe 33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë. Ndër tjerash, Peci ka shkruar se pas pak ditësh do të shkojnë në Mitrovicë për t’u takuar në çdo lagje e fshat. Në fotografinë e postuar nga ai shihet edhe Vjosa Osmani prezente në këtë ngjarje. Shkrimi i plotë: Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin…

Read More

Mëngjesi ideal për kocka të forta/ Si të merrni sasitë e duhura të kalciumit

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dëmtohen fare lehtë. Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dëmtim dhe dhimbje të tyre. Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë. Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente. Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Në këtë artikull ju tregojmë…

Read More

Leonora Jakupi zbulon për herë të parë këto detaje nga lidhja e dashurisë

Leonora Jakupi ishte e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës. Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit zbuluam shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj. Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora na zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu na zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant” “Pa asnjë dyshim” që do të kemi një…

Read More