Krimi dhe dënimi: Faktografia e luftës së Kosovës

Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 21 vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin  e kudogjendur. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohën e luftës në Kosovë. Një serial i Deutsche Welle-s u kushtohet pikërisht këtyre pyetjeve të hapura për të gjetur një përgjigje nga ekspertët e studimet mbi krimet e luftës, dënimet e deritanishme, dhunimet seksuale, varrezat masive e shkatërrimin e pronës. Bekim Shehu e hap atë me një përmbledhje mbi faktet e…

Read More

Njihuni me 6 këshilla të thjeshta si të ulni tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik. Ai mund të shkaktojë diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe sëmundje të veshkave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të ulni tensionin nëpërmjet 6 hapave të thjeshtë. Ndryshimet E Vogla Që Luajnë Rol Të Madh Në Uljen E TensionitUlja e tensionit të lartë nuk kërkon ndryshime madhore në stilin e jetesës. Mjaftojnë hapa të vegjël…

Read More

Flori i vë kapak 2020, lanson këngën e re ”Dhemb”, këngë kundër dhunës

Këngëtari i njohur në trevat shqiptare, Flori Mumajesi, kishte kohë që nuk kishte sjell ndonjë projekt muzikor. Por, këngëtari Flori Mumajesi së fundmi është rikthyer me një projekt sensibilizues, ku ka hedhur projektin e titulluar “Dhëmb”. Kënga flet për dashurinë pa kushte dhe sa më larg dhunës. I gjithë projekti u krye nga vet këngëtari, pos klipit, të bërë nga Pro Video&ABC.

Read More

Jahjaga Foundation lanson edicionin e parë të revistës ZA

Fondacioni “Jahjaga”, në vazhdim të projekteve dhe aktiviteteve për barazi gjinore, promovon edicionin e parë të revistës “ZA”. Revista “ZA” sjell histori avokuesve për barazi gjinore të cilët kaluan nëpër vështirësi, i dhanë komunitetit shumë nga vetja dhe luftuan për të drejta të barabarta. “ZA”-ja ka kuptim të dyfishtë – në shqip i referohet zërit të grave dhe avokimit të barazisë gjinore, ndërsa në serbisht do të thotë “për” që është dedikim për të gjithë gratë dhe burrat që punojnë vazhdimisht dhe u bëjnë ballë sfidave të ndryshme për të…

Read More

Votohet në lexim të parë projektbuxheti i 2021

Me 64 vota për, me asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar projektbuxheti i vitit 2021, raporton IndeksOnline. Votimi është bërë pas një debati të gjatë dhe të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës. Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër. Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci deklaroi se sërish do të ketë seancë ditën e nesërme me fillim nga ora 14:00 që të finalizohet buxheti i vitit 2021.

Read More

Kuvendi ratifikoi dy marrëveshje ndërkombëtare

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët kanë miratuar me vota unanime dy marrëveshje ndërkombëtare. Fillimisht është miratuar marrëveshja për kredi të likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it. Kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se për këtë projektligj votuan 89 deputetë. “Në votim kanë marrë pjesë 89 deputetë, të gjithë janë vota për. Rrjedhimisht Kuvendi e miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it”, tha ajo. Me numër të njëjtë, deputetët votuan pro miratimit të marrëveshjes…

Read More

Ibrahimovic blen pyllin 3 milionë euro në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar pas dëmtimeve të fundit dhe te Milani po e presin me padurim rikthimin e tij në fushën e lojës, ku është një pikë referimi për skuadrën. Aktualisht, ai ndodhet në Suedi pranë familjes dhe pritet të kthehet në Milano të martën ose të mërkurën. Ndërkohë, Ibra asnjëherë nuk qëndron vetëm duke pushuar dhe këtë herë ka menduar të investojë. Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari ka blerë një zonë të pyllëzuar, rreth një mijë hektarë, në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë, duke shpenzuar rreth 3…

Read More

Vazhdon si zakonisht aderimi i analistëve në prag të zgjedhjeve. Kësaj radhe Faton Abdullahu i bashkohet PDK-së

Analisti Faton Abdullahu ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie dhe kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media. Hoxhaj ka thënë se ardhja e tij tregon se PDK-ja është shtëpi e madhe e cila i ka hapur dyert. “Arsyeja e një aderimi të tillë është se Kosova po kalon në një fazë të vështirë ekonomik, politik e social”, ka thënë ai. Hoxhaj ka thënë se Abdullahu i bën nder të madh listës…

Read More

Ipet propozimi për buxhetin e ardhshëm. Ligjërisht mund të votohen zgjatjet buxhetore për tre muaj e parë të vitit

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe njëherit deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka propozuar që të votohen zgjatjet buxhetore deri në mars të vitit 2021.Kryetari i Komisionit për buxhet dhe transfere, Hekuran Murati ka propozuar që Kuvendi të marr vendim për zgjatjen e ndarjes buxhetore deri në tre muaj. “Të votohet vendimi ku thotë se Kuvendi mund të zgjatë ndarje buxhetore deri në tre muaj. Sipas ligjit, muaji janar është i mbuluar me automatizëm. Ne mund të vendosim që të kemi zgjatjen edhe për muajin shkurt edhe mars”, ka thënë Murati.…

Read More

Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë

Njëri nga tërmetet ishte prej 5.2 shkallësh Rihter, ende nuk ka të dhëna për dëmet eventuale. Kroacia është goditur nga disa tërmete, me një shkallë relativisht të lartë, me madhësi 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisakut, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave të huaja, Shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se pas tërmetit të fortë këtë mëngjes, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të fortë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Duhet theksuar se tërmeti…

Read More