Osmani i vë Kroacisë në dispozicion Forcat e Armatosuar të Kosovës në rast nevoje pas goditjes nga tërmeti

Vjosa Osmani, si ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës ka thelluar bashkëpunimin në kuptimin politik dhe njerëzorë me anë të një letre që i ka shkruar Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Osmani, përmes kësaj letre i ka vënë në dispozicion ndihmën përmes Forcave të Armatosura të Kosovës nëse kjo kërkohet.

“Jam e gatshme të bëj gjithçka që varet nga unë për të ndihmuar autoritetet e Kroacisë dhe si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës, do të doja që përmes kësaj ta ofrojë ndihmën tonë kurdo që na kërkohet”, thuhet në letër ndër të tjera,

“Si një forcë e shquar dhe e stërvitur mirë në misione të kërkimit dhe ofrimit të sigurisë, ne jemi në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar popullin kroat në këto kohë të vështira”., shkruan mes tjerash në letër.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: