Projektligji për Buxhetin sot në lexim të dytë në Kuvend

Projektligji për Buxhet në lexim të dytë sot do të jetë në rend të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj ka kaluar dje në lexim të parë me 64 vota pro.

Votimi i këtij projektligji dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë mbetur në sirtar do të jenë punët e fundit të kësaj legjislature para se të shpërndahet.

Krejt ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka rrëzuar Qeverinë Hoti dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: