Rindërtoi shtëpinë në Bubq, Bebe Rexha: Asgjë nuk më përmbush më shumë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, më 2 dhjetor të vitit të kaluar vizitoi Shqipërinë për të ndihmuar e mbështetur të prekurit nga tërmetet e 26 nëntorit.

Ajo pati premtuar rindërtimin e shtëpive të dy familjeve, njërën prej të cilëve duket se e ka realizuar.

Shtëpia e një familje në fshatin Bubq filloi të ndërtohej në fund të muajit maj të këtij viti dhe që tashmë bëhet e ditur se u përfundua.

Ylli shqiptar ndau një video para dhe pas finalizimit të shtëpisë, ku në muret brenda saj shfaqen edhe disa fotografi të Bebe Rexhës.

“Shtëpia e parë ka përfunduar. Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondit të tërmetit në Shqipëri. Faleminderit Monika Kryemadhi për ndihmën e tuaj për ta bërë të mundur këtë”.

“Një pamje kaq e bukur për të parë tani. Vetëm në kohë për pushime. Dashuri për familjen në Bubq. Asgjë nuk më përmbush më shumë”, ka shkruar ajo në një video të ndarë në Instagram.

Kujtojmë që tërmetet e vitit të kaluar në Shqipëri morën jetë njerëzish, si dhe shkaktuan dëme të shumta materiale.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: