Adelina Ismaili i bën bashk të gjitha partitë politike, Kadaj tregon ku e ka fshehur sprein gjatë seancës për demarkacionin

Emisionin më të mirë për vitin e Ri 2021 po del ta ket Adelina Ismaili. Ajo sonte përmes ekranit po sjellë momente interesante për publikun në emisionin saj të mbajtur në televizionin Kanal 10. Në emisionin e saj po shifen të bërë bashkë të gjithë eksponentë e partive politike në një frymë festive siç është kjo Nata e Vitit të Ri 2021. Njëra ndër të ftuarët e Adelina Ismailit ishte edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi e cila tregoi se ku e kishte fshehur sprein që e kishte përdoru gjatë…

Read More

Dollia e natës së Vitit të Ri me shpresën te vaksinat

Bota po përgatitet të lërë pas një vit të zymtë dhe të mirëpresë Vitin e Ri me shpresën se vaksinat kundër COVID-19 do të trasojnë një rrugëdalje nga pandemia. Nata e Vitit të Ri një vit më parë shënon datën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u informua për herë të parë për një sëmundje misterioze, e ngjashme me pneumoninë e zbuluar në Vuhan të Kinës, e cila pak më vonë u përcaktua të ishte COVID-19. “Që nga ai moment, pandemia COVID-19 ka marrë kaq shumë jetë dhe ka shkaktuar…

Read More

“Nostradamusi” Bill Gates tregon se çfarë do të ndodhë në 2021

Në një postim në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”. Ai po paraqitet si një lloj “parashikuesi” qysh nga fillimi i pandemisë COVID-19, kësaj radhe theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar: “Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket…

Read More

KEDS-i premton rrymë pa ndërpreje për vitin e ri

Kompania kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit. Megjithatë zyrtarë të kësaj kompanie bëjnë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka ngarkesë enormë. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPres se kjo kompani është përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri. “KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që…

Read More

3 viktima dhe 184 raste të reja me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Gjatë 24- orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive. Brenda 24-orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në…

Read More

“Aksham pazarë”: Hoti po mundohet t’a emroj drejtorin e AKI-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dërguar te Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor. Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi. Ai ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor. “Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë…

Read More

Lumi Istog del nga shtrati, gjysma e fshatit Zabllaq bllokohet nga uji

Moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit, në pjesë të ndryshme të vendit si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe përmbytje. Më i prekuri vazhdon të jetë Rrafshi i Dukagjinit, ku uji ka depërtuar madje edhe në shtëpi. Por, gjendja e rrugëve, të cilët thuajse janë të bllokuara krejtësisht është mjaftë e rëndë edhe në fshatin Zabllaq të komunës së Istogut. Sipas një banori i cili ka dërguar pamje në adresë të IndeksOnline, shihet uji që ka marrë rrugët, derisa i njëjti thotë se gjysma e…

Read More