Hoxhaj viziton kompaninë “Smart Signal Signs” në Fushë -Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherit edhe ushtrues i pozitës së kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Fushë-Kosovë, ku ka vizituar kompaninë “Smart Signal Signs”.

Lexoni më posht postimin e z. Hoxhaj në facebook:

Sot, ditën e nisa me një vizitë në kompaninë “Smart Signal Signs” në Fushë Kosovë. Biznes start-up në prodhimin e të gjitha produkteve të sinjalistikës, të cilat eksportohen në Belgjikë e që janë punë dore, e udhëhequr nga Asdren Osmani, një ndërmarrës nga Presheva që ka zgjedhur të investojë në Kosovë dhe ia ka dalë me sukses. Kjo tregon për lidhjet që kemi ne si shtet me këtë pjesë të kombit tonë.PDK, si parti që gjithnjë ka qenë e gatshme të mbështesë interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Luginës, shpejtë do t’i prezantojë masat ekonomike për bizneset me pronarë nga Lugina që operojnë në Kosovë. Pjesë e planit tim, si Kryeministër i ardhshëm do të jetë njohja e statusit të privilegjuar, nga ku këto biznese do të përfitojnë lirimin nga tatime doganore dhe të gjithë qytetarëve të Luginës t’iu sigurohet punësimi i barabartë me qytetarët e Kosovës në të gjitha institucionet e vendit. Qeveria e ardhshme e PDK-së do ta krijojë Fondin e Përhershëm për t’i mbështetur të gjitha aktivitetet ekonomike, kulturore e arsimore në Luginë të Preshevës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: