Maqedonia e Veriut arrin marrëveshje me Pfizer, siguron 800 mijë vaksina

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me kompaninë “Pfizer” për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVIDIT-19.

Por fillimisht, ky vend do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.

Euronews Albania raporton se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.

Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.

Përveç blerjes së 800 mijë dozave te “Pfizer”-i, Maqedonia e Veriut pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX.

Marrëveshja e arritur me “Pfizer”-in nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga Qeveria e RMV-së të mbetet sekret./Indeksonline.net

Këtë e pëlqejnë %d blogues: