Pak para orës 15:00 një shpërthim i madh ka ndodhur në lagjen “Village”, në Ferizaj.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se janë gjithësej 26 persona që kanë pësuar lëndime trupore.
Ndryshe në vendin e ngjarjes ndodhen ambulanca, zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës.
“Po janë gjithësej 26 persona që kanë pësuar lëndime trupore, 2 nga ta dukshëm e kanë gjendjen më të rëndë dhe janë nisur për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës”, kanë thënë burimet.