Një i lënduar nga vetaksidenti ku vetura ra në një hekurudhë.
IndeksOnline ka raportuar më parë për një vetaksident ku një veturë kishte përfunduar në një hekurudhë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Majori, Qazim Reka, në Rajonin e Ferizajt për IndeksOnline ka bërë të ditur se një person është lënduar. Ai bëri të ditur se i lënduari është duke u trajtuar në ambulancën e Kaçanikut./Indeksonline.net