Ja disa gjëra që duhet t’i bëni kur ndiheni të mërzitur

Ndodh shpesh që njerëzit të ndihen të mërzitur apo të trishtuar, ndoshta edhe pa ndonjë arsye konkrete.

Gjatë ditëve që karakterizohen me humor të pakët ajo që bëjmë më së shumti është të mendojmë gjëra që na shqetësojnë duke u mërzitur akoma më shumë. Dëshira në ditë të tilla është të qëndrojmë gjithë ditën të shtrirë në shtëpi pa komunikuar me askënd. Por kjo nuk është zgjidhja e duhur. E vetmja gjë që do marrim në këmbim të këtij veprimi është akoma më shumë mërzitje për trurin tonë. Por çfarë duhet bërë në ditët më të këqia? Lexoni disa këshilla. Do t’ju vijnë në ndihmë:

Sa të qëndroni të mbyllur në dhomën tuaj ku në mendje do t’ju vijnë vetëm mendime të trishta, shkoni në një shëtitje. Shijoni ecjen vetëm ju dhe vetja juaj, në një park. Lërini telefonata. Nëse keni këngë të preferuara atëherë dëgjojini gjatë ecjes. Do t’ju bëjë vërtetë mirë.

Bëni palestër. Shpesh mendimet negative nuk nxirren në asnjë vend tjetër më mirë se në palestër.

Shikoni në frigoriferin tuaj. Duhet të keni patjetër disa produkte që mund të krijoni diçka të shijshme vetëm për veten. Një gatim i thjeshtë do ju heqë mendjen nga mërzia.

Kujdesuni për pamjen fizike tuajën. Bëni make-up, zbukurohuni, vishni rrobat tuaja të preferuara, parfumosuni dhe dilni në vendin që ju pëlqen më shumë.

Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Nuk e kemi fjalë për këngë të trishta. Kjo do ta përkeqësonte gjendjen tuaj. Dëgjoni këngë ritmike që ju ngrejnë adrenalinën.

Ndryshoni dhomën tuaj. Metodë antistres perfekte. Nëse nuk ju pëlqen më tavolina, dollapi apo krevati aty ku është, ndryshoni pamjen.

Provoni të pikturoni. Edhe nëse nuk jeni më të mirët në pikturë ndoshta rezultati do të jetë i këndshëm.

Bëni një dush në një vaskë të ngrohtë. Është kaq relaksuese.

Meditoni dhe bëni yoga. Metoda antistres e përhapur në gjithë botën. Nëse nuk keni informacione të shumta, kërkoni në internet.

Shkruani. Hidhini mendimet tuaja në një fletë ose në diarin tuaj për gjendjen që jeni në ato momente.

Hapni arkivën e fototve. Do të qeshni me ndryshimet që keni pësuar gjatë kohës. Argëtuese por edhe nostalgjike për vitet që kanë shkuar.

Bëni një listë me dëshirat tuaja. Nëse doni të rriteni profesionalisht, garderoba që duhet ndërruar, apo vendet që doni ti vizitoni.

Shkoni në bibliotekë. Të lexosh një libër është të shkëputesh për disa orë nga realiteti që ju mërzit.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: