Kurti kujton veprimtarinë e Mark Sopit, vlerëson lartë kontributin e tij për kombin, shoqërinë dhe shtetin e Kosovës

Para 15 vitesh vdiq ipeshkvi i parë i Kosovës së lirë, Mark Sopi, veprimtarë i shquar i komunitetit katolik shqiptarë në Kosovë. Andaj sot, përmes një postimi në facebook, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar kontributin e z. Sopi për kombin, shoqërin dhe shtetin e Kosovës.

“Në këtë datë, 15 vite më parë, ndërroi jetë ipeshkvi i parë i Kosovës së lirë, Mark Sopi. Mark Sopi, nga juglindja e Kosovës (Binça e Vitisë) bir i shquar komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, ka kontribuar shumë si klerik e si qytetar, për kombin, shoqërinë e shtetin tonë. Andaj ai kujtohet me nderim të thellë nga të gjithë ne”, shkruan z. Kurti.

Kurti tutje thot se ai do të mbahet mend si kleriku i cili u emërua qysh në 1995 ipeshkv i Kosovës prej Papës Gjon Pali II, si pasardhës i Nik Prelës ku nga ajo kohë Kisha katolike e Kosovës u nda nga dioqeza Shkup – Prizren dhe duke u themeluar si dioqezë Prizren-Prishtinë, nën varësinë direkte prej Papës në Romë.

Po ashtu, Kurti e vlerëson lartë kontributin e Mark Sopit në forcimin e lidhjeve të katolikëve shqiptarë të Kosovës me katolikët shqiptarë të vendeve të tjera, sidomos të Shqipërisë, vend ku ai vetë shërbeu menjëherë pas rënies së diktaturës.

“Kombi kishte rëndësi jetike për Mark Sopin, i cili punoi fort kundër atyre që dëshironin përçarje fetare mes shqiptarëve. Në një intervistë të tij që kam lexuar, kur e pyesin për një incident të pahijshëm në varrezat katolike të Prizrenit, ai thotë se me qëllim nuk e kishin problematizuar atë incident, sepse kushdo që e ka bërë, burimi i incidentit është Beogradi. Ai e thoshte kudo, se shqiptarët kanë një komb, i respektojnë e i ruajnë vlerat fetare të njëri-tjetrit, dhe kurrë nuk lejojnë të përçahen. Edhe në senatin amerikan, në vitin 2005, ai e mbrojti kombin shqiptar, duke hedhur poshtë tezat se Kosova do të ishte një vend i radikalizmave dhe i urrejtjeve fetare”, ka shkruar ndër tjerash Albin Kurti.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: