Vjosa Osmani i reagon KQZ-së: E drejta e votës është e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj vendimit të sotëm që Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë për votimin e mërgatës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të këtij viti.

Znj. Osmani i shkruan letër direkte kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka me ç’rast e ka vlerësuar si shqetësuese këtë vendim duke e potencuar mjaft mirë se e drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuara me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, shkruan në postimin e saj në facebook znj. Osmani.

Në fund, presidentja në detyrë Vjosa Osmani i kërkon KQZ-së ta rishqyrton arsyeshmërinë e këtij vendimi.

“Andaj, duke e pasur për qëllim interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe kushtetuetshmërinë e procesit zgjedhor në vend, si dhe duke marrë për bazë detyrimin tim kushtetues që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve në vend, ju lus ta rishqyrtoni arsyeshmërinë e vendimit të lartëpërmendur”, thuhet në letrën e znj. osmani drejtuar znj. Daka.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: