Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj i bashkohet PDK-së. Qalaj sot tregoi që kishte degradim në Polici dhe AKI

Ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Kjo u bë e ditur nga Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër nga ky subjekt për zgjedhjet e 14 shkurtit. Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se i është mirënjohës Qalajt që është bërë pjesë e PDK-së. “Kjo është një hapje e madhe e mirëfilltë për PDK-në që do të bëhet pjesë e programit dhe vizionit të rimëkëmbjes politike. Gjithashtu edhe në rimëkëmbjen e sektorit të sigurisë, roli i Qalajt është shumë i rëndësishëm”,…

Read More

Kurti e refuzon Enver Hoxhajn në debat. I thot që je në garë për vendin e dytë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën e thirrur sot ku e bënë publike listën e përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka refuzuar ofertën për debat televiziv nga kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj. Kurti ju përgjigj me refuzim kërkesës së z. Hoxhaj nga PDK për një debat televiziv që e kërkoi ky i fundit. Kurti në konferencë tha se partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e as ai e as Osmani nuk kanë çka kërkojnë në atë garë.“Gara e partive…

Read More

Konfirmohet: Vjosa Osmani kandidate për presidente e Albini Kurti për kryeministër

Vjosa Osmani politikanja e cila mori më së shumti vota në LDK, e votuar plotë 185 mijë herë, do të hyje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes. “Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të…

Read More

Policia pranon donacion dylbi termike e pajisje tjera nga Gjermania

Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Gjermania me vlerë rreth 240 mijë euro. Sot është bërë dorëzim – pranimi i donacionit nga Ambasadori gjerman në Prishtinë Joern ​Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë prej më shumë se 240.000 euro. Mehmeti shprehu falënderimin e tij për ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. “Pajisjet e dhuruara…

Read More

Njoftim nga Kompania Rajonale e Ujësjellsit

KRU njofton se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm mbi lagjen ” Lakrishte ” te stacioni i vjetër i trenit, në Prishtinë. Njoftimi: Prishtinë, 14 janar – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim.Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e…

Read More

Përmbytjet nga shiu, këto janë dëmet e shkaktuara në Prishtinë

Reshjet e shiut ditëve të fundit, s’kanë shkaktuar dëme të mëdha në kryeqytet, sikur në pjesë të tjetra të vendit. Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, Medina Braha. Ajo ka treguar se vazhdimisht kanë qenë në terren dhe janë parapërgatitur për këtë sezon, duke pastruar lumenjtë, kanalet e hapura dhe largimin e mbeturinave, në mënyrë që të mos përkeqësohet situata. “Normalisht sikur krejt vendi edhe Prishtina është përfshirë nga reshjet dhe kemi pasur reshje mjaft të mëdha para dy dite, mirëpo dëme…

Read More

Moti për ditën e sotëme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore. Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2…

Read More

Dafina Zeqiri projekt me reperin italian, Sfera?

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë duke punuar prej kohësh për albumin e ri të titulluar “Dafinë moj”. Pas publikimit të disa prej projekteve, në ktë fillim viti pritet ta publikojë të plotë. Ndonëse po vazhdon punën për finalizimin e tij, së fundmi thuhet se në mesin e shumë këngëve do të realizojë një bashkëpunim me reperin italian, Sfera. Kjo në bazë të një publikimi që ka bërë faqja “MTV Kosova” ku thuhet: Nuk e keni idenë se çfarë do të na servojë Dafina Zeqiri me albumin e saj në fillim…

Read More