Pamje tmerri, temperatura deri në -56 gradë, kafshët ngrijnë nga i ftohti

I ftohti ekstrem që ka mbuluar Kazakistanin, me temperature deri në -51°C , ka rezultuar fatal për disa kafshë të ndryshme, të cilat kanë ngrirë prej kushteve atmosferike të papërballueshme. Video e mëposhtme tregon dy një dele, dy qen, një mi dhe një antilopë e ngrirë, mes kushteve tepër të rënda atmosferike që kanë përfshirë vendin e Azisë Qendrore. Delet dhe antilopa ndoshta kanë qenë në fushë duke kullotur para se të ngrinin në kushtet e Arktikut. Qentë duket se kanë ngordhur menjëherë, duke ngrirë në vend. Ndërsa miu ka…

Read More

Kurti në takim me përfaqësuesin norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad: Presim të korrigjohen padrejtësitë e KQZ-së dhe PZAP-së në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se kreu i LVV-së, Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Grøndahl. Në njoftim thuhet se gjatë takimit është biseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit, përgatitjet që po bëhen dhe për procesin e certifikimit të subjekteve politike që ende nuk është mbyllur si çështje. Kurti ka njoftuar përfaqësuesin norvegjez z. Bjornstad që…

Read More

Specialja përmend ndikimin e Thaçit në krijimin e Qeverisë Hoti

Vota e ish-deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, pro krijimit të Qeverisë Hoti është përmendur edhe në dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në arsyetimin për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, kjo instancë ka përmendur ndikimin e tij për formimin e kësaj qeverie. Deputeti Shala ishte deklaruar kundër votimit të Qeverisë Hoti, por një natë para se të mbahej seanca e Kuvendit, ai kishte ndërruar mendje pasi ishte vizituar në shtëpi nga Thaçi dhe ish-kryeministri Haradinaj. Ndonëse në njoftimin e Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe…

Read More

NBCNEWS: Sanders mbledh 1.8 milion dollarë për bamirësi nga fotografia e famshme

Fotografia e famshme e senatorit Bernie Sanders në inaugurimin e Bidenit dhe dorezat e tij me një gisht ndikuan që të mblidhen 1.8 milion dollarë për pesë ditë për organizata të bamirësisë në vendlindjen e tij, Vermont. Shuma e tillë u grumbullua nga shitja e mallrave me fotografinë e bërë më 20 janar, ku Sanders shihet i vetmuar, me maskë dhe doreza, gjatë inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden. Sanders i vendosi në uebfaqen e tij disa mallra me fotografinë e famshme të enjten në mbrëmje dhe grupi…

Read More

Detaje rreth biznesmenit të vrarë Albert Krasniqit. Ai në 2004 kishte vrarë nxënësin 17 vjeçarë serb të shkollës së mesme Dimitrije Popoviq dhe kishte plagosur reperin shqiptarë Noizy në “Swiss Daimond”

Sot në media u përhapen lajme të tjera rreth ngjarjeve që kishin ndodhur në jetën e të ndjerit Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëm nga babai i tij Skender Krasniqi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur për zënka familjare të cilat dyshohet se kanë quar deri në privimin e jetës së të ndjerit Albert Krasniqi. Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij. Ai ishte…

Read More

Deklarohet avokati i rastit të vrasjes së Albert Krasniqit: Vrasja ishte aksidentale

Ka folur për media, avokati i babit të Albert Krasniqit, personi që mbrëm vrau djalin e tij Albertin, pas një zënke familjare që u raportua në medie. Ramiz Krasniqi, avokat i Skënder Krasniqit, ka thënë se vrasja e mbrëmshme ishte aksidentale. Avokati Krasniqi më tej është deklaruar se gjendja shëndetësore e klientit të tij është shumë e keqe, andaj edhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në polici. “Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për…

Read More

Kosovë – Lituani, ndeshja përgatitore para kualifikimeve për Botëror

Federata e futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kosova do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë në prag të sfidave kualifikuese për Kampionatin Botëror të viti 2022. FFK përmes njoftimit ka bërë të ditur se ndeshja është caktuar të zhvillohet në datën 24 mars. Skuadra jonë do të jetë nikoqire, ndërsa ky takim do të zhvillohet vetëm disa ditë para sfidës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Suedisë, të cilën Kosova e zhvillon po ashtu në Prishtinë. “Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do…

Read More

Administrata e Bidenit mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë të plotë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit rikujton një deklaratë të mëhershme të presidentit amerikan, Joe Biden. “Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohje të ndërsjellë;…

Read More