Pfizer pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës këtë vit

Kompania gjigante farmaceutike Pfizer ka thënë se pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës këtë vit, që zhvilloi me kompaninë gjermane BioNTech. Vaksina ishte një nga të parat që u autorizua për përdorim nga vendet, duke përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Shitjet e vaksinave përfaqësojnë një të katërtën e të ardhurave të saj të pritshme për këtë vit. Shumë vende rreth botës janë përpjekur të vaksinojnë popullsinë e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike. Pfizer po përpiqet të shpërndajë…

Read More

Dogana e Kosovës: Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milion euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit janar ka rritur performancën e të ardhurave, duke tejkaluar ato të vitit 2020. Sipas Doganës, mbledhja e të ardhurave gjatë muajit të parë të vitit ka shënuar rritje prej 9.3 për qind. “Gjatë janarit 2020, Dogana e Kosovës ka grumbulluar 73.2 milionë euro, ndërsa raporti i këtij viti tregon 80.1 milionë euro apo 9.3 për qind më shumë”, thuhet në njoftim. Në fund, ky institucion thotë se janari i 2020-së, ishte muaji i vetëm i vitit i pa prekur nga pandemia. “Kjo…

Read More

Shqipëria e 9-ta në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave. Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet ku bujqësia intensive nuk është e përshtatshme, dhe ku alternativat e punësimit janë të pakta. Sidomos gështenja përbën produktin arror më të rëndësishëm për sa i përket prodhimit dhe tregtisë ndërkombëtare. Të dhënat…

Read More

Arrestime masive të mbështetësve të Navalnyt në Rusi

Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit. Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve. Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht. Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin. Ai u arrestua…

Read More

Përleshja në Graçanicë: Këta janë dy shqiptarët e arrestuar, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur

Gjatë përleshjes së ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në restorantin “Bella Vista” të Graçanicës, janë plagosur dy persona, pronari i lokalit Boban Ristiq dhe klienti Afrim Lutani. Policia ka arrestuar Lutanin dhe shokun e tij, Xhevdet Berisha, që të dy të dyshuar për këtë rast. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se Lutani po ruhet nga Policia në njërën nga klinikat e QKUK-së dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor. Plagosja ka ndodhur pasi pronari i restorantit, ka urdhëruar mysafirët që të largoheshin pasi kishte ardhur koha…

Read More

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit fiton tri çmime në Sundance Film Festival

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji të bërë nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival. QKK ka njoftuar se ky film ka fituar çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipën, aktorët dhe posaçërisht me…

Read More

Kurti shpalos programin: Nuk do të ketë më karton të gjelbër për mërgimtarët

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar dje programin qeverisës të partisë së tij. Ai përmendi fushat që sipas tij do të jenë prioritet i qeverisjes 4-vjeçare. Prioritet kryesor Kurti ka shpallur luftimin e pandemisë për vitin e parë të qeverisjes. Ai premtoi vaksinimin e më shumë të 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19. Ai ka folur gjithashtu edhe për zhvillimin ekonomik, arsim e bujqësi. Në fokus të programit të Vetëvendosjes u përmend edhe diaspora. Sipas Kurtit, roli i mërgatës në ekonominë e Kosovës ka qenë i madh…

Read More

Kurti: Grave lehona që janë papunë, për gjashtë muaj u ndihmojmë me nga 250 euro

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur programin e tij duke thënë se në qeverisjen e tij, ndihmë do t’i ofrohet edhe grave shtatzëna por që janë pa ndonjë vend pune. Kurti për këtë çështje ka deklaruar se për gjashtë muaj kësaj kategorie do t’u ofrohet ndihmë në vlerën e 250 eurove. Kurt dje ka bërë prezantimin e programit të LVV-së si dhe prezantimin e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga kjo parti. Kurti ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së…

Read More