Plagosja në “Dardani”/ Ky është personi i dyshuar që ndodhet në arrati

Vetëm pak kohë pasi ka ndodhur plagosja me armë zjarri e një personi në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se personi i dyshuar është G.Muqolli, (i njohur për redaksinë), i cili aktualisht ndodhet në arrati. I dyshuari kishte qëlluar në këmbë disa herë me pistoletë viktimën për motive ende të panjohura, duke i shkaktuar lëndime trupore. Derisa personi i dyshuar është në kërkim të policisë, viktima tashmë po merr tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të…

Read More

Sqarohet Bulliqi për sulmin e pretenduar: janë trillime, inskenime dhe shpifje për të dëmtuar reputacionin tim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpetim Bulliqi pak më parë ka reaguar në profilin e tij në facebook lidhur me një lajm që sot ka qarkulluar në mediat tona, që kishte të bënte me ushtrim të dhunës fizike nga kryetari Bulliqi ndaj një shërbyesi civil në Komunën e Podujevës gjatë kohës sa ai ishte në ambulancë me nënën e tij. Zyrtari i kësaj komune e kishte denoncuar në polici kryetarin Bulliqi për pretendimin se ai kishte përdorur dhunë fizike. Por, Bulliqi lidhur me pretendimet e këtij zyrtari komunal i quan…

Read More

Enver Hoxhaj: 500 milionë euro mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë. Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin e tyre do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. “Bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të…

Read More

SHBA dërgon në Norvegji aeroplan bombardues, mesazh për Rusinë

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dërguar për herë të parë avionë bombardues B-1 në Norvegji, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se ushtria amerikane, do të mbrojë aleatët e saj në rajonin e Arktikut, ndaj çdo agresioni të Moskës pranë kufirit norvegjez. Sipas burimeve të CNN-it, 4 avionë B-1 dhe rreth 200 personel i forcave ajrore janë dërguar në bazën ajrore Orland të Norvegjisë. Deri tani, misione të tilla në Arktik ishin lënë në dorë të Mbretërisë së Bashkuar. Komandati i Forcave Ajrore amerikane…

Read More

Informacione të reja në lidhje me “prejardhjen e COVID-19”, ekipi hetues i OBSH-së tregojnë se çfarë zbuluan në Wuhan

Coronavirusi i ri mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone jashtë Wuhanit përpara rasteve të para të raportuara të shpërthimit, sipas një misioni të përbashkët që po heton origjinën e pandemisë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat e pabotuara sugjerojnë se mostrat e SARS-CoV-2 u gjetën disa javë para rasteve të para të raportuara në Wuhan, tha në një konferencë për shtyp kreu i panelit të ekspertëve Komisionit Kombëtar të Shëndetit për COVID -19, Liang Wannian. Sidoqoftë, ai tha se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 ishte përhapur…

Read More

Pamje magjike të krijuara nga Bora (FOTO)

Përveç të ftohtit dhe vështirësive që sjell dimri, të gjithë bien dakord se magjia e borës është emocionuese. Për disa, dimri ka të bëjë me të ftohtin dhe trishtimin; për të tjerët, gjithçka ka të bëjë me ndërtimin e plakut të borës apo thjesht vizatimet në dritaren e veshur me avull në mëngjes. Me siguri do të doni të shihni vepra arti që bora dhe ngricat kanë krijuar. Bright Side sjell disa pamje përrallore nga vende të ndryshme të botës, ku dimri është vërtet i acartë.

Read More

Murat Jashari shpallet fajtor për tentativën e vrasjes së Azem Vllasit

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë të martën e ka shpallur fajtor Murat Jasharin, për tentativë vrasjen e Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje. Ndaj Jasharit gjykata ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë, raporton “Betimi për drejtësi”. Aktvendimi ndaj Murat Jasharit është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli. Kjo masë, sipas gjykatësit Konxheli, do të fillojë të zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi. Gjykata e ka obliguar institucionin përkatës të kujdesit shëndetësor, që ta…

Read More

Këtu mund ta dini qendrën se ku do të votoni me 14 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe në këto zgjedhje ka bërë publike linkun se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal. KQZ-ja çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të regjistrit civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga regjistri civil, KQZ-ja përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre. Ndërkaq edhe në këto zgjedhje të parakohshme, KQZ-ja ka bërë publike një link se ku mund të gjeni…

Read More

E konfirmon Giuffredi: Napoli nuk ja vazhdon kontratë Hysajt, diskutimi është mbyllur

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi i Napolit nuk ka më interes për t’i plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar. Pikat mbi “i” i vë përfaqësuesi i shkodranit, Mario Giuffredi. “Rinovimi i Hysajt? Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj…

Read More

Gjendet i vdekur një person në tualetin e shkollës në Partesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në tualetin e një shkolle fillore në Partesh, saktësisht në fshatin Budrigë e Ulët. Në raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës “Fsh. Budrigë e ulët, Partesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një…

Read More