Kurti në Klinë e Prizren: 14 shkurti kur do ndahet “shapi prej sheqerit”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në profilin e tij facebook ka njoftuar se sot ishte prezent në Komunën e Klinës dhe Prizrenit. Nga aty ka parë të mbushura sheshet dhe rrugët që brohorisnin emrin e tij. Lexoni pa ndërhyrje postimin e z. Kurti: Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit. Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet. Nuk do të…

Read More

Nuk dëgjohet çka flasin por shihet, zyrtari nga Komuna e Podujevës padrejtësisht i pari e prek dhe e sulmon kryetarin Bulliqi, ky i fundit e shtyn me forcë

Gazeta “Express”, ka arritur me rrugët e saja ta sigurojë një pjesë të pamjeve të incidentit në mes kryetarit të Komunës së Podujevës dhe një zyrtarit komunal të kësaj komune Ramadan Zymeri, lajm ky që u përfol dje dhe sot. Zyrtari në fjalë dje kishte denoncuar kryetarin Bulliqi në polici për ushtrim dhune fizike ndaj tij gjatë një vizite që ishte në ambulancë me nënën e tij. Por e vërteta del të jetë pak më ndryshe. Në videon e siguruar nga mediumi “Express”, nuk dëgjohet asgjë, në rast se ka…

Read More

Zyrtare: ndryshon lokacioni ku luhet ndeshja mes Atletico Madrid– Chelsea

Është njoftuar se ndeshja për Champions League midis Atletico Madridit dhe Chelseat nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në një vend neutral. Sot, UEFA u ka dhënë lajmin dy skuadrave në fjalë, se ndeshja e parë më 23 shkurt nuk do të luhet në stadiumin e Atleticos, por në “Arena National” në Bukuresht të Rumanisë. Pra nuk ndryshon data e ndeshjes por vetëm vendi. Ndërsa, takimi i dytë që luhet më 17 mars, do të zhvillohet në stadiumin e “Stamford Bridge”.

Read More

Zyrtarit komunal që tha se u sulmua fizikisht, i publikohet fotoja me Agim Veliun

Dje mediat tona hapën lajmin e një zyrtari komunal se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi derisa e kishte dërguar nënën e tij në ambulancë. Ramadan Zymeri, zyrtarë i komunës së Podujevës e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës kryetarin Bulliqi për pretendimin se ai kishte përdorur dhunë fizike gjatë kohës sa po provonte të merrte shërbime në QKMF’në e Podujevës. Këtë e mohoi kategorikisht kryetari Bulliqi duke i quajtur shpifje dhe inskenime për ta dëmtuar reputacionin e tij dhe subjektin prej nga vjen ai…

Read More

Kurti: Mon Balaj dhe Arben Xheladini, dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, anëtarë të tjerë, aktivistë e familjarë të Xheladinit kanë bërë homazhe tek varri i dy aktivistëve të LVV-së të cilët vdiën 14 vjetë më parë në protestën e përgjakshme të 10 shkurtit, të Mon Balajt në Podujevë dhe Arben Xheladinit në Prishtinë. Gjatë bërjes homazhe tek Moni e Arbeni, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ata janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri. “Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek varri i Arbenit që po ashtu…

Read More

Gazeta BILD: Gjermania mbyllet deri me 14 mars

Për shkak të pandemisë, Gjermania do të zgjasë bllokimin aktual deri në 14 Mars, njofton gazeta gjermane, “BILD. Mbyllja supozohej të zgjaste deri më 1 mars por situata në shtetin gjerman nuk është e kënaqshme. Gazetës Bild, i është dhënë qasje në dokumente të reja zyrtare, të cilat gjithashtu deklarojnë se autoritetet po diskutojnë nëse parukierët duhet të lejohen të qëndrojnë të hapur.

Read More

Bokseri, Luan Krasniqi i bën koment Kurtit: Mërgatën mbrapa e ke o Albin

Emër i njohur për shqiptarët mbarë ku ndodhën dhe jo vetëm, Ish boksieri kosovar i kategorisë së rendë në boksin profesionist, Luan Krasniqi, i ka dalë në mbështetje kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lëvizja Vetëvendosje. Boksieri Krasniqi në mbështetje të Kurtit i ka komentuar atij në një postim në facebook në statusin ku Kurti ka shkruar “Mërgata voton”, ndërsa ka marrë komentin nga Krasniqi “Mërgatën mbrapa e ke o Albin”. Përveç tjerash, Albin Kurti gjatë kësaj fushate në fokus të veçantë e ka edhe…

Read More

SHKENCA: PSE LEXIMI I LIBRAVE DUHET TË JETË PRIORITET NË JETËN TUAJ

Nga Christina Desmarais Më shumë se një e katërta – 26 për qind – e të rriturve në SHBA, e pranojnë se nuk kanë lexuar qoftë edhe një pjesë të një libri gjatë vitit të kaluar. Kjo sipas statistikave që dalin nga Qendra Kërkimore Pju. Nëse jeni pjesë e këtij grupimi, dijeni që shkenca mbështet idenë se leximi është shumë pozitiv për ju në disa aspekte. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit në studim që lexonin histori të shkurtra, përjetuan shumë më pak nevojë për “mbyllje…

Read More

Vjosa Osmani: Shumë pika të rëndësishme me Serbinë do t’i diskutojmë sërish me administratën Biden

Vjosa osmani, kandidatja për presidente e cila garon në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, e ftuar mbrëm në KTV ka thënë se të gjitha pikat e marrëveshjes me Serbinë në kuadër të takimit në ShBA, do të diskutohen me administratën e presidentit amerikan Joe Biden. “Po diskutohet shumë për çështjen e Jerusalemit, por ka pika shumë të rëndësishme për të cilat ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë sërish me administratën Biden”, ka thënë znj. Osmani në KTV. Osmani gjatë intervistës ka thënë se moratoriumi për…

Read More

Senati amerikan nis gjykimin e ish-presidentit Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara nisi të martën gjykimin e ish-presidentit Donald Trump, nën akuzat për nxitje të kryengritjes, më 6 janar. Atë ditë, mbështetësit e Trumpit kanë sulmuar dhunshëm ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ligjvënësit kanë qenë duke certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Pesë persona, përfshirë një zyrtar të policisë, janë vrarë në trazira. Gjyqi u hap me një votim procedural mbi një marrëveshje dypalëshe, që përcakton rregullat e gjyqit, e cila u miratua. Senati më pas vazhdoi me debatin nëse ndjekja penale…

Read More