Sipas rezultateve të Exit Polleve Vetevendosje fiton zgjedhjet

Exit polli i RTV Dukagjinit ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 55 deputetë. Pas Lëvizjes Vetëvendosje vijnë PDK me 20 deputetë, LDK me 17 deputetë, AAK me 8 deputetë dhe 20 vende janë të rezervuara për deputetë e komuniteteve jo-shumicë. Pas mbylljes së qendrave të votimit, RTV Dukagjini ka publikuar një exit poll ku nuk janë të përfshira votat nga diaspora dhe votat me kusht. Exit poll-i është realizuar nga UBO Consulting me porosi të RTV Dukagjinit. Këto janë rezultatet e Exit Pol të Kanal 10 Sipas Exit Poll, të…

Read More

Lajm fantastik për adhuruesit e “Game of Thrones”

Parathënia e “Game of Thrones”, “House of the Dragon” nis xhirimet së shpejti. Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së HBO dhe HBO Max, Casey Bloys gjatë një paneli TCA. Rrjeti ka njoftuar më parë se seriali është vendosur 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones dhe skicon historinë e “House Targaryen”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net. Detajet në lidhje me shfaqjen mbeten një sekret i ruajtur nga afër, megjithëse janë hedhur disa personazhe kryesorë. Aktori britanik Paddy Considine do të interpretojë mbretin Viserys Targaryen në sezonin 10-episodësh.…

Read More

Pritet të dalë në shitje laptopi gjigant me 7 ekrane dhe peshë 12 kg

Kompania ‘’Expanscape’’ ka prezantuar laptopin me emrin Aurora 7, që peshon 12 kilogramë dhe ka shtatë ekrane. Ekrani kryesor 17.3 inç 4K bashkohet me tre ekrane të tjerë me të njëjtën rezolucion. Laptopi është krijuar për të monitoruar objekte dhe që të mos lëvizë pasi të instalohet. Expanscape në versionin përfundimtar vjen me RTX 2070, me një procesor opsional AMD Ryzen 9 3950x ose Intel i9-10900K. Kjo shpjegon peshën prej 12 kg dhe dy bateri që mund të zgjasin rreth një orë para se të kenë nevojë për një karikues.…

Read More

Asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë, rriten testimet. IKShPK njofton se ka bërë mbi 3 mijë testime, pozitiv rezultojnë 246

Në Kosovë është raportuar për një situatë pozitive të koronavirusit në 24 orë. Ndryshe nga ditët e kaluara, janë bërë më shumë testime dhe kanë rezultuar më pak raste të reja me koronavirus. Asnjëherë më shumë se sot nuk janë bërë testimet, pra nga 3 mijë e 31 testime, kanë rezultuar pozitivë 246 qytetarë. Ndërkohë, nuk është raportuar për asnjë humbje jete në spitalet e vendit. Njoftimi i plotë: “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej…

Read More

Dalje në zgjedhje deri tani më e larta krahasuar me vitin 2019

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është raportuar se dalja e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 deri në ora 15:00 është 32.32%, që në krahsim më zgjedhjet e kaluara parlamnetare të vitin 2019 deri në ora 15:00 është më e lartë. Sipas të dhënave të KQZ-së  në vitin 2019 deri në ora 15:00, në zgjedhje kishin dalë 29.28 për qind, apo  554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Read More

Aktori, Çun Lajçi i infektuar me COVID-19, voton nga banesa e tij

Aktori i mirënjohur, Çun Lajçi ka disa ditë që është i infektuar me COVID-19, por gjendje e tij shëndetësore është e mirë. KQZ për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus. Të drejtën kushtetuese për votim e ka shfrytëzuar edhe Lajçi nga banesa e tij. Postimi i z. Lajçi në profilin e tij facebook. Unë votova Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time Tek unë i infektuemi me Covid Dhe ia përcaktova fatin vetës…

Read More

Dalja në zgjedhje në tri komuna me shumicë serbe mbi 60 për qind

Deri në ora 15:00, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në të gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 32.32 për qind apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote. Ndërsa, dalja më e madhe është shënuar në Komunën e Zubin Potokut, të Zveçanit dhe Leposaviqit me dalje mbi 60 për qind. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor. Sipas të dhënave të KQZ-së, Daka…

Read More

Çfarë është e pse festohet Shën Valentini ose ndryshe i quajtur “mbrojtësi i dashurisë”?

Dita e Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Festohet si dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Por, kush ka qenë Shën Valentini? Ka shumë histori rreth asaj se kush ishte Shën Valentini. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Sot konsiderohet si shënjtor dhe dëshmor i kishës katolike dhe orthodokse. Thuhet se lindi rreth vitit 176. Përqafoi krishterimin dhe u emërua peshkop i San Feliciano…

Read More