Së shpejti seriali “Bufe e Parlamentit”

Serialet vendore gjithmonë janë mirëpritur nga publiku shqiptar. Për fat kemi aktorë të cilët janë mjaftë të shkathët në këtë profesion, duke arritur kulmin e suksesit në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline. Edhe “Kafeneja jonë” ishte seriali i cili për vite me radhë ka pasur një shikueshmëri të madhe. Në një intervistë të dhënë për Indeksonline Fatmir Spahiu tregoi më shumë rreth serialit të ri të quajtur “Bufe e parlamentit” e cila së shpejti do të shfaqet në RTK. Ai tregoi se ky serial nuk do të jetë i…

Read More

Këta janë emrat e zyrtarëve të akuzuar në lidhje me deportimin e gylenistëve: Driton Gashi, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të  gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018. Aktakuza është ngritur ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare. Valon Krasniqi i kontaktuar nga KALLXO.com ka thënë se ka dëgjuar për aktakuzën por nuk e ka pranuar zyrtarisht ende. Prokuroria pretendon se se të pandehurit Driton…

Read More

Edhe sonte Champions League, mbrëmje magjike, dy super ndeshjet luhen sonte

Dy duele fantastike luhen sonte. E mërkura në mbrëmje na rezervon dy super ndeshjet e fundit të takimeve të para të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Atalanta, ku luan Berat Gjimshiti ka një duel zjarri në Bergamo përballë Real Madrid, duke nisur sonte në ora 21:00. “Është klubi më i suksesshëm në botë, me më shumë të ardhur dhe stemë. Për Atalantën është krenari të takosh një klub të tillë. Por ne duhet të mendojmë për fushën. Duhet që aty të japim maksimumin dhe të bëjmë një paraqitje…

Read More

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa suspendon sekretarin e përgjithshëm, kryeshefin dhe 5 zyrtarë tjerë

Besian Mustafa, Ministër në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thirrur konferencë për media pas arrestimeve që ndodhën sot në dikasterin e MBPZHR, saktësishtë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Mustafa tha se ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të këtij dikasteri. Në një konferencë për media të mbajtur sot, Mustafa është treguar që është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për aksionet sikurse ky që ndodhi sot. Lidhur me këtë ngjarje, ministri Mustafa është deklaruar se ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm…

Read More

Zgjedhjet në Shqipëri/ Sot, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Në selinë blu aleatët firmosin marrëveshjen me Bashën

Duke ditur se sot, ditë e mërkurë është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, aleatët kanë firmosur marrëveshjen me PD për zgjedhjet e 25 prillit, ku sot pasdite pritet edhe të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fatmir Mediu, ishte i pari që nënshkroi marrëveshjen, aleati tradicional i së djathtës. Ky tha për mediat se koalicioni synon fitoren e opozitës më 25 prill. Pas Mediut, marrëveshja është firmosur edhe nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Më pas në selinë blu kanë shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule…

Read More

“State of terror”, Hillary Clinton shkruan romanin e parë/ Ajo eksploron diplomacinë e rrezikshme dhe tradhtinë

Është bërë e ditur se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tanimë ka shkruar romanin e saj të parë, i quajtur “State of terror”. Romani, “State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze, Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton tha se romani eksploron një botë “të diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”. Bashkëpunimin me shkrimtaren Penny e cilësoi si “ëndërr të bërë realitet”. Penny tha se ka qenë “një përvojë e pabesueshme hyrja brenda Departamentit të Shtetit, brenda…

Read More

Aksion policor edhe në Gjilan

Sot, Policia e Kosovës ka filluar ditën me aksione të ndryshme nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Pak më parë është raportuar se ka pasur arrestime të shumë personave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në Komunën e Istogut dhe Lipjanit. Tani është raportuar se një aksion nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka edhe filluar në Komunën e Gjilanit, por nga kjo komunë nuk kanë informacion se për çfarë bëhet fjalë. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, është prononcuar për Gazetën Online Insajderi, se në mëngjesin e sotëm…

Read More

Champions League/Shënon fitore Bayern dhe Chelsea

Vështirë se do të harrohet nata e mbrëmshme. Kështu mund të përkufizohet Lazio i Igli Tares, që nuk arriti t’i bëj për asnjë moment ballë furisë së kampionëve në fuqi të Champions League, Bayern Munich. Skuadra gjermane trumfoj me rezultat 4-1 dhe kalimi në çerekfinale është thjeshtë një formalitet për ta. Bavarezët vulosën historinë e sfidës që në pjesën e parë, duke shënuar 3 herë. Lewandowski në të gjashtën minutë, Musiala dyfishoi për tu bërë golashënuesi më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve në moshën 17-vjeç e 363…

Read More

Policia vazhdon me aksion edhe në komunën e Istogut

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm. Sot është ka raportuar ekskluzivisht  për nisjen e këtij aksioni nga Njësia speciale të mbështetur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Ndërsa tani aksioni po vazhdon edhe në komunën e Istogut. Siç raportojnë mediet lokale, në oborrin e komunës së  Istogut janë “zbarkuar” policia, saktësisht Njësija Speciale. Ndërsa nga aksioni i zhvilluar në Agjencinë për zhvillim të Bujqësisë, deri më tani janë arrestuar 2 persona./IndeksOnline

Read More

Sot me mëngjes aksioni në Ministri, përfundon në pranga Agim Nuha

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një operacion te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, dhe në disa lokacione tjera në komuna të ndryshme. Burimet e IndeksOnline brenda këtij operacioni kanë thënë se deri tani në pranga ka përfunduar Agim Nuha, drejtoria për autorizimin e pagesave dhe një femër. Varësisht rreth hetimeve, mund të këtë të arrestuar tjerë./IndeksOnline/

Read More