Mbeti në Oqeanin Paqësor, e shpëtoi jetën duke u kapur në mbeturinat e detit

Në det të hapur kishte rënë rastësisht një marinar lituanez por ai shpëtoi duke u mbajtur nëpër mbeturina të detit, ka bërë të ditur djali i tij. I quajtur, Vidam Perevertilov kaloi 14 orë në ujë pasi kishte rënë nga një anije në Oqeanin Paqësor, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan BBC. Marinari 52 vjeçar i cili në momentin e rënies nuk kishte të veshur jelekun e shpëtimit, kishte vendosur që të notonte disa kilometra për të shpëtuar jetën e tij, shkruan BBC. Djali i tij Marat ka thënë…

Read More

Foto spektakolare nga Marsi pas zbarkimit të sondës

NASA ka publikuar disa fotografi panoramike spektakolare të Marsit të marra nga sonda “Perseverance” në zonën ku zbarkoi ditë më parë. Një nga imazhet, e rindërtuara nga disa fotografi të marra nga anija kozmike, tregon kreshtën e kraterit Jezero i cili, sipas shkencëtarëve, përmbante një liqen të thellë rreth 3.5 miliardë vjet më parë. “Rover”-i bëri 142 shkrepje 360 gradë me kamera me definicion të lartë të instaluar në direkun e tij. /e.a/noa.al/

Read More

Nuk qetësohet Tirana, vrasje si në filma/ Ekzekutohet Behar Sofia, ish bashkëpunëtor i trafikantit Abdulselam Turgut

66 vjecari Behar Sofia u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjte ndërsa ecte në këmbë në trotuarin në anë të Lanës, këtu në zonën mes Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit. Shënjestra e atentatit u qellua dy here me pistolete me silenciator. Ai u dërgua ne gjendje te rende ne spitalin e Traumës por për shkak te plagëve nuk mbijetoi. Emri i Behar Sofia, ose Behar Seferi dhe Fatmir Sofia njihet si biznesmen ne Tirane por me një te kaluar te trazuar me trafikun e drogës.…

Read More

Kurti në “Twitter”/ Do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencorë dhe një park teknologjik

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidati për kryeministër të Kosovës ka shpalosur planprogramin për rininë në rrjetin social “Twitter”. Në “Twitter”, Kurti ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe akses (qasje) falas në zyrë për biznese të reja. Më tej, Kurti ka thënë se 2.000 grante janë të dedikuara për inovacione çdo vit për rininë. “Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë akses (qasje) falas…

Read More

Prokuroria vepron/ 11 të dyshuarit për ryshfet në subvencione, nesër pritet të dalin para Gjykatës

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar sot masën e paraburgimit për 11 personat e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti.Zëdhënësja e Gjykatës Mirlinda Gashi, për KALLXO.com ka njoftuar se seanca pritet të mbahet nesër dhe gjyqtari, i cili do të vendos për masën e paraburgimit është Naser Foniqi.Rreth 433 mijë e 160 euro janë konfiskuar, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë janë konfiskuar gjatë bastisjeve që kanë ndodhur ditën e djeshme nga Policia…

Read More

Man City shënon fitore ndaj Monchengladbachut /afër kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshja në mes ekipit anglez Manchester City dhe ekipit gjerman Monchengladbauchut ka përfundur me rezultat 2:0 në favor të Cityt. Falë golave nga Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, Manchester City është afër kalimit tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola kaluan në avantazh pas afër gjysmë ore lojë nëpërmjet Bernardo Silvas. Portugezi Silva (29’) e shfrytëzoi harkimin e mirë të bashkëkombësit të tij, Joao Cancelos. Në pjesën e dytë, ishte vetë Silva që asistoi për sulmuesin Gabriel Jesus (65’). Ndeshja e parë u zhvillua…

Read More

Reali Madrid shënoi fitore ndaj Atalantas fal golit të Mendyt

Mbrëm Real Madrid shënoi fitore ndaj ekipit të Atalantës me rezultat 1:0. Me një gjuajtje nga distanca me të djathtën në minutën e 86-të, mbrojtësi i krahut Ferlan Mendy i ka siguruar fitoren Real Madridit ndaj Atalantas. Ky ishte takimi i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atalantas e Real Madridit i cili përfundoi me rezultatin minimal në të mirë të madrilenëve. Ndërsa, skuadra italiane ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti me një futbollist më pak në fushë prej minutës së 17-t. Reprezentuesi zviceran…

Read More

Dallaveret e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë/ Ja disa rrëfime ekskluzive se si kërkuan para

Bujku nga komuna e Podujevës, S.F (emër i njohur për redaksinë), në një deklaratë për Indeksonline ka thënë se në vitin 2017, kur kishte aplikuar për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, dy nga inspektorët e këtij dikasteri, Kujtim Zariqi, Arsim Qena, i kishin kërkuar para. Ndërkaq, bujku S.F e kishte paraqitur rastin në Polici e sipas tij, rasti ka shkuar edhe në Prokurori, por ende asgjë nuk ka marr përgjigje nga ta. Deklarata e bujkut ishte dorëzuar në Departamentin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, por ky…

Read More

Sot në Kosovë mot me diell / deri në 17 gradë celsius

Edhe sot parashikohet mot i mirë e me diell. Maksimalja e kësaj dite thuhet se do të jetë deri në 17 gradë celsius. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të…

Read More