KATËR PERSONA HUMBIN JETËN NGA THYERJA E AKULLIT NË LIQENIN VALLSJON TË SUEDISË

Katër persona janë mbytur në liqenin e ngrirë Vallsjön në afërsi të qytetit Jönköping në jug të Suedisë, transmeton Insajderi. Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Jönköping, Björn Öberg, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit TT se kanë nxjerrë trupat e katër meshkujve të moshës 65 dhe 75 vjeç, të cilët kanë rënë në ujë dhe janë mbytur si rezultat i thyerjes së akullit. Öberg tha se përpjekjet e shpëtimit filluan si rezultat i denoncimit nga ana e të afërmve të viktimave, duke shtuar se aktualisht nuk kanë…

Read More

Shpejtim Bulliqi i indinjuar pasi u anulua projekti për ndërtimin e Spitalit të Podujevës / I shkruan letër Armend Zemajt

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit që u mbajtën në këtë komunë ka reaguar përmes një postimi në facebook pasi u anulua projekti i ndërtimit të Spitalit në këtë qytet. Bulliqi përmes një postimi ka bërë të ditur se i ka shkruar letër ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të ShKSUK-së, Valbon Krasniqi ku ka shprehur indinjatën e thellë për anulimin e projektit. “Sot i kam dërguar shkresë zyrtare ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj, dhe drejtorit të SHSKUK-së, z.Valbon Krasniqi, ku kam…

Read More

Hetuesia: Zyrtarët e arrestuar planifikonin që më 2021 të merrnin ryshfet 25 mijë euro për aplikues

Në mesin e të arrestuarëve është edhe Sali Statovci i cili nuk është zyrtar. Ai është vëllai i Luan Statovcit, drejtorit të pagesave në AZHB, i cili është po ashtu i arrestuar. Fillimisht ai, sipas hetuesisë nuk kishte qenë i dyshuar, por është inkriminuar në fazën e hetimit kur zyrtarët ishin nën vëzhgim. “I pandehuri Salih Statovci dyshohet se i ka ndihmuar vëllait të tij Luanit në fshehjen e provave, konkretisht të parave të cilat i ka përfituar përmes marrjes se ryshfetit, pasi që Luani vazhdimisht gjatë aplikimit të masave…

Read More

Anxhela Peristeri në Eurovision me veshje popullore shqiptare

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhela Peristeri, është ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSH-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në festivalin evropian. Së fundmi këngëtarja shqiptare, teksa është duke promovuar projektin muzikor, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare. Këngëtarja, në këto foto shihet me veshje të ndryshme tradicionale, përmes së cilave mund të themi se ka si qëllim që të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare. Faqja…

Read More

Prokuroria: Të dyshuarit për ryshfet me subvencione e mashtruan edhe njëri tjetrin kur erdhi puna te “ndarja e pazarit”

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit për 11 personat e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti. Prokuroria po pretendon se të dyshuarit Sadat Shkodra, Luan Statovci, Salih Statovci, Hasan Maxharraj, Berat Nika, Kushtrim Zogaj, Adushe Ukshini, Driton Alaj, Pajtim Krasniqi, Shpejtim Krasniqi dhe Kastriote Bajrami- Sejdiu duke vepruar në kundërshtim me detyrën zyrtare kanë kërkuar apo kanë pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht nga fermerët, në mënyrë që të njëjtit t’i fusin në listat e përfituesve të subvencioneve. Dyshimet e Prokurorisë janë se…

Read More

Kurti tek varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit / I kujton ata në ditlindjen e tyre dhe iu dërgon lule të freskëta

Albin Kurti, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati fitues për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, së bashku me disa anëtarë të LVV-së, sot ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, në kujtim të ditëlindjes së tyre, duke vendosur lule të freskëta tek varri i tyre. Me këtë rast, Kurti tha se Kosova midis Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Të pranishëm në…

Read More

E bleu vazon për 35 dollarë, tash pritet ta shesë për gjysmë milioni

Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut për vetëm 35 dollarë është identifikuar si një artefakt antik kinez jashtëzakonisht i rrallë i shekullit XV. Vazoja e cila përmban motive me zambak dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming. Tash pritet të shitet deri në 500.000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s në New-York, ku do të zhvillohet ankandi muajin tjetër, njofton CNN. Kompania Sotheby’s nuk zbuloi identitetin e pronarit, por tha se ai e ka blerë për 35 dollarë. Objekti i…

Read More

Dyshja e famshme, Tom dhe Jerry në jetën reale, tash pjesë e filmit që ndërthur aksionin dhe animacionin

Shumë gjenerata janë rritur me aventurat e dyshes fantastike Tomi dhe Jerry, një armiqësi në mes macës dhe miut, e mbushur me lojëra dhe plot fantazi për fëmijët. Tom dhe Jerry kësaj radhe do të rikthehen në ekran  ndryshe, dalin nga bota e kartonëve për të dhuruar aventura mes miqve të tyre njerëz. Karikaturat klasike të maces dhe miut rikthehen në një version filmik që ndërthur animacionin dhe aksionin e drejtpërdrejtë. Aktorja Chloe Moretz do të luan në shoqërinë e dyshes dhe si një ekip kanë për detyrë të organizojnë…

Read More

Sot dalin para gjykatës 11 të dyshuarit për ryshfet me subvencione

Është e ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës kërkoi masën e paraburgimit për 11 personat e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti. Ata sot dalin para gjykatës në Prishtinë. Për mediumin Kallxo.com është prononcuar, zëdhënësja e Gjykatës Mirlinda Gashi e cila ka njoftuar se gjyqtari i cili do të vendos për masën e paraburgimit është Naser Foniqi. Rreth 433 mijë e 160 euro janë konfiskuar, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë janë…

Read More