Me vetëm 3 fjalë, Elon Musk shpjegoi se si mund të bëhesh ekspert në çdo fushë

Ju mund të bëheni ekspert në pothuajse gjithçka nëse lexoni mjaft libra mbi atë temë. Nëse nuk na besoni, pyesni Elon Musk. Kurdoherë që dikush e pyet se si ai mësoi të ndërtonte raketa që mund të udhëtojnë në hapësirë, kjo është përgjigjja e tij me tre fjalë: “Unë lexoj libra”. Musk nuk është shkencëtar i raketave, të paktën jo i trajnuar. Ai ka një diplomë Bachelor në ekonomi dhe një tjetër në fizikë, dhe megjithëse hyri në programin PhD të Stanfordit në fizikën e energjisë, ai e braktisti pas…

Read More

George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen për filmin “Ticket To Paradise”

George Clooney dhe Julie Roberts do të bashkohet sërish, 20 vite më pas. Derisa u panë duke luajtur në filmin “Ocean’s Eleve”, tashmë ata do të jenë së bashku edhe në një film tjetër, shkruan Daily Mail. Tashmë aktorët do të jenë duke punuar me njëri-tjetrin për  “Ticket To Paradisë”, që do të jetë romantik dhe komedi. Në film, që do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti, dyshja do të fluturojnë në Bali. Clooney kësaj radhe do të punojë edhe në produksion, teksa për regji do të përkujdeset…

Read More

Kurti në “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës / Çfarë po i kërkon Netanyahu dhe çka Erdogan ?

Një marrëveshje e nënshkruar në Washington po del të jetë disi e komplikuar sa i përket marrëdhënieve diplomatike me shtetet e fuqishme siç janë Izraeli dhe Turqia. Në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbrritur dy letra të urimit për kreun e saj Albin Kurtin për fitoren që e realizoi në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurti. Prej dy këtyre letrave në mbrendësin e tyre ka kundërthënie në përmbajtje sa i përket hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Njëra letër është nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe tjetra nga presidenti turk,…

Read More

Ju kujtohet ‘Gjino’ i ’14 vjeç dhëndër’? Ja si duket ai tani (Foto)

Komedia “14 vjeç dhëndër” është padyshim një ndër filmat shqiptar që na ka gozhduar para ekranit që të gjithëve, pa dallim moshe, batutat e të cilit i mbajmë mend dhe sot. Autori i kësaj komedie, Çajupi, trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Në këtë ndeshje të papërballueshme portretizohet drama e krijimit të familjes si dramë e ekzistencës. Komedia, e cila u kthye në film, pati gjithë suksesin e merituar. Mund të themi se aktori që spikali në film, është…

Read More

Shfaqja kineze tallet me fotografinë e Selena Gomez në spital, por më vonë kërkon falje, ishte neglizhencë

Episodi i “Who’s the Murderer” ka ndryshuar një fotografi të shkrepur në spital ku shihet Selena Gomez dhe mikja e saj e cila i kishte dhuruar një veshkë në vitin 2017, dhe i zëvendësoi ato me dy burra, shkruan BBC, transmeton Insajderi. Përdoruesit në Weibo, media sociale të Kinës e quajtën imazhin “ofendues” pasi Gomez vuan nga sëmundja Lupus. Shfaqja kërkoi ndjesë duke shkruar në një deklaratë se me keqardhjen më të thellë ndihen në faj për neglizhencën. Deklarata konfirmoi se përmbajtja tani është hequr nga transmetimet e ardhshme të…

Read More

Rashiq: Dialogu me serbët lokal për Kurtin është e vetmja mundësi për sukses

Nenad Rashiq, Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, ka thënë për Ekonomia Online se ideja Albin Kurtit për dialog me serbët lokal është e vetmja mundësi për sukses. Rashiq është shprehur racional sa i përket dialogut dhe bashkëpunimit në mes shqiptarëve dhe serbëve, duke thënë se ai ka ndjekur partinë e Kurtit pasi “ka disa elemente që janë në dobi të serbëve”. Ai ka thënë se në mesin e politikave të Kurtit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit. Ndërsa, lidhur me pretendimet e disa politikanëve nga…

Read More

Deri tani janë numëruar 434 nga 552 vendvotime /Sot pritet përmbyllja

Është thënë se sot deri në fund të ditës, eventualisht dei në mesnatë duhet të përfundoj rinumrimi i 552 vendvotimeve. Deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Tani kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pasdite do të informojë lidhur me progresin e punës në QNR.

Read More

Moti për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme me diell

Mot i mirë do të mbajë në vend gjatë kësaj fundjave dhe për ditët e para të javës së ardhshme, kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather. Të shtunën mbetet ngrohtë. Nga e diela më ftohtë, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme sërish temperaturat në rritje. Në fillim të javës mbetet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, e nga dita e mërkurë temperaturat shënojnë sërish rritje. Në mëngjes priten edhe ngrica të lehta. Indeksi i cilësisë së ajrit pritet…

Read More