Eminem me këngë të re

Për të gjithë fansat e tij, ka një lajm të mirë! Eminem ka lansuar një këngë të re, ndonëse viteve të fundit ishte shkëputur nga muzika. Kënga, “Tone Deaf”, ka edhe një video të animuar. Ajo është përfshirë në albumin e Eminem, “Music to Be Murdered By – Side B. Më poshtë mund të ndiqni të plotë këngën dhe videoklipin e këngëtarit. /Prive.al

Read More

Pallati Mbretëror në mbledhje urgjente pas intervistës së Harryt dhe Meghan, shok dhe trishtim për anëtarët e familjes mbretërore

Pallati i Buckingham-it është paralizuar nga ‘tmerri dhe tronditja’ pasi Princi Harry akuzohet për ‘shpërthimin me deklarata ndaj familjes së tij’ me intervistën e tij bombë, ndërkohë që Mbretëresha Elizabeth thuhet se nuk ka pranuar të nënshkruante një deklaratë. Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princi William ishin të gjithë të mbyllur në bisedime krize se si të reagojnë ndaj një vargu akuzash ndezëse të lëshuara nga Harry dhe gruaja e tij, Meghan gjatë një specializimi dy orësh me Oprah Winfrey në televizionin amerikan, shkruan DailyMail. Me presionin në rritje për…

Read More

Profesori Ali Dula i bashkohet Vetëvendosjes

Në profilin e tij në facebook, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin më të fundit në këtë parti. Aderimi i ri është profesori nga Rahoveci, Ali Dula i cili ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e paralelisht edhe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. “Ai ka mbrojtur me sukses temën e studimeve të masterit “Menaxhimi medial gjatë fushatave zgjedhore” në programin e komunikimit masiv dhe gazetarisë në…

Read More

Lajmi i fundit / Emërohet ministëri i ri MPJD Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, që mbante postin zv.kryeministër i parë i Kosovës është emëruar ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. Haradinaj-Stublla të martën në mëngjes njoftoi publikisht se ka dhënë dorëheqje pasi bashkëpartiakja e saj, Florentina Gjergjaj, e kishte akuzuar se ia kishte vjedhur votat. Madje në media kishte qarkulluar edhe një video-incizim ku pretendohet se bashkëshorti i ish-ministres, Dardan…

Read More

Niset misioni i parë i FSK-së jashtë vendit

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentes ishte e pranishme sot në ceremoninë e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shtetin e Kuvajtit. Me këtë rast, Osmani ka deklaruar se ky kontingjent është i vogël në numër por i madh si mesazh. Ajo tutje ka shtuar se ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa rolin e SHBA-së. “Misioni juaj është edhe i yni. Siç e kemi dëshmuar edhe më parë, ne nuk dimë të zmbrapsemi. Kushdo që e kërcënon SHBA-në dhe…

Read More

KQZ thërret konferencë për medie

Pasi sot PZAP e obligoj KQZ-në të filloj rinumërimin e 134 vendvotimeve, kjo e fundit ka thirrur konferencë për medie. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ’së, bëri të ditur se në orën 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp në QNR. “Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve”, ka thënë ai.

Read More

Ra nga lartësia / Vdes punëtori në vendin e punës

Ka gjetur dje vdekjen një punëtor i një lokali në lagjen Veternik në Prishtinë në vendin e tij të punës. Viktima, dje rreth orës 13:00 derisa ishte duke punuar në punë ishte rrëzuar nga lartësia. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit, pas intervistimit,…

Read More

Lajmi i Fundit/ Meliza Haradinaj Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres dhe nga AAK-ja

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stbulla, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat duke përfshi këtu edhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia, shkruan Insajderi. Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa kjo dorëheqje vjen pas skandalit të shfaqur në video-incizimet e publikuara nga Gazeta Insajderi, ku burri i saj Dardan Stublla, ka korruptuar komisionerët në QNR, për t’i siguruar ulëse në kuvend gruas së tij. Këtë e…

Read More