Osmani e uron Kurtin: Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtimi nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë!

Vjosa Osmani, tani deputete e Kuvendit të Kosovës si dhe kandidatja për presidente e ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të vendit. Osmani përmes një postimi është shprehur se votimi i Kurtit në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt. Ky është postimi i plotë i saj: Urime, Kryeministër Kurti! Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës…

Read More

Të gjitha urimet që mori Kurti sot pasi u zgjodh kryeministër

Në adresë të kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti kanë arritu shumë urime menjëherë pasi ai u zgjodh kryeministër i vendit me 67 vota pro. Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai ka shkruar se Zyra e BE’së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj. “Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që…

Read More

Nesër Kurti pritet ta marr detyrën

Albin Kurti, Kryeministri i ri i Kosovës, pas zgjedhjes së tij si kryeministër është prononcuar për media ku ka deklaruar se tani na ka ngelur hapi i tretë për konstituimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentes së vendit, ndërkaq theksoi se sa më parë do ta marrë detyrën si kryeministër i vendit. “Kosova është në një krizë të shumëfishtë, nuk besoj që kemi nevojë edhe për një krizë më shumë. Më së miri do të ishte të dalim nga këto kriza. Sa më parë që arrijmë ta thërrasim…

Read More

Kryetari i PSD-së Molliqaj për ministrat e Kurtit: Ekonomia do të udhëhiqet nga të djathtit

Dardan Molliqaj, Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), menjëherë pasi u zgjodh Albin Kurti kryeministër i Republikës së Kosovë ka bërë një postim duke kritikuar se ekonomia kosovare do të udhëhiqet nga të djathtit sipas tij. Molliqaj, përmes një postimi të profilit të tij në Facebook është deklaruar se sektori i ekonomisë do të përfaqësohet me njerëz me orientime të djathta ideologjike, duke aluduar në Hekuran Muratin, Besnik Bislimin, Rozeta Hajdarin dhe Artane Rizvanollin. “Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë. Ata janë Hekuran Murati, Besnik…

Read More

Zgjidhet Albin Kurti Kryeministër / Radha e Vjosa Osmanit për t’u bër presidente e vendit

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, na kujtohet kur tha Kurti më 26 mars 2020, kur një ditë më herët, Qeveria që udhëhoqi ai u pati rrëzuar nga LDK-ja e atëhershme në bashkëpunim me partitë tjera në Kosovë. Por ja ku jemi sot, Albin Kurti zgjidhet sërish kryeministër i Republikës së Kosovës një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie. Me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti u zgjodh kryeministër i vendit për të qeverisur vendin. Brenda pak ditëve në Kuvendin e Kosovës është…

Read More

Abdixhiku respekton vullnetin e popullit / Uron Kurtin dhe Konjufcën, tregon se do të jetë zë kërkues, refuzues e kritik në secilin proces politik

Kryetari i LDK-së, i zgjedhur javën e kaluar, Lumir Abdixhiku sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka marrë fjalën nga radhët e LDK-së ku fillimisht duke i’u përshtatur solemnitetit të seancës konstituive ka uruar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën duke thënë se respekton vullnetin e shumicës si akt demokratik pa pasur nevojë që kjo të shihet si akt i madh. “Respektimi i këtij vullneti nuk duhet të shihet si akt i madh, është thjesht një veprim demokratik. Kryeministri duhet ti kujtojë vetës që nga nesër nuk është përfaqëuses…

Read More

Qeveria e re / Kurti prezanton emrat

Albin Kurti, tanimë kandidati për kryeministër të Kosovës në Kuvendin e Kosovës ka bërë prezantimin e ministrave të Qeverisë se tij në ardhje. Për ta marrë detyrën këta ministra dhe Albin Kurti, duhet të marrin së paku 61 vota nga përbërja e re parlamentare. Dy ministri do t’i drejtohen nga “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Bujqësisë. Emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të propozuara: Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të…

Read More

Suedia arrin në Kosovë, zero shanse për t’iu afruar Ibrahimovicit

Të dielën do të zhvillohet ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Indeksonline mëson se kombëtarja e Suedisë tashmë kanë arritur në territorin e Kosovës. Suedezët kanë ardhur 6 ditë para se të zhvillohet ndeshja dhe do të përgatiten për këtë ndeshje. Sipas burimeve, siguria për kombëtaren suedeze është tejet e lartë dhe askush nuk do të mund të afrohet yllit të madh, Zlatan Ibrahimovic. Ekipi i sigurimit të kombëtares së Suedisë menjëherë pas arritjes në Kosovë është vënë në kontakt me Policinë…

Read More

Seanca për formimin e Qeverisë mbahet nē ora 17:00

Është konfirmuar se seanca për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të mbahet nga ora 17:00. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Mediumin KOHA, zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Kjo seanca për formimin e Qeverisë vjen pak orë më vonë pasi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i dërgoi letër më herët liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër.

Read More

ROBELLI: 91 VOTA PËR SIMIQIN, 69 KONJUFCËS – JA KU KANË ARRITUR PËRQARJET E URREJTJA NË SKENËN POLITIKE

Gazetari Enver Robelli, ka reaguar pas votimit të sotëm të Kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive që u mbajt sot, njofton Insajderi. Robelli thotë se 91 votat për kandidatin nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Slavko Simiq dhe 69 sosh për kryetarin e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tregojnë se ku ka arritur “përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës”. Me anë të një postimi në Facebook, Robelli shtoi se diferencimi prej 22 votash tregon se…

Read More