Qeveria sot miratoi koncept-dokumentin / I hapet rruga Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Sot, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës ku si pikë të parë ka miratuar propozim -vendimin për koncept-dokumentin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Ky Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili u inicua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike. Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të…

Read More

Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

Dhjetëra amerikanë po përveshin mëngët për të marrë dozën e tretë të vaksinës ndaj COVID-19. Këtë herë, vaksinat janë modifikuar për t’i mbrojtur ndaj një mutacioni shqetësues të virusit. Sidoqoftë, vaksinat që po administrohen deri më tani në Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbrojtje të fortë. Por studimi i vaksinave të reja eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer shërben si hapi i parë i rëndësishëm drejt një vaksine alternative, në rast se në të ardhmen virusi mposht vaksinat e sotme. “Duhet t’i paraprijmë virusit”, tha Dr. Nadine Rouphael, nga Universiteti Emory,…

Read More

Vidhet lepuri më i madh në botë

Darius, lepuri më i madh në botë, i cili ka fituar edhe çmimin Guinnes si më gjigandi në llojin e tij, është shpallur i humbur dhe mendohet se e kanë vjedhur nga shtëpia e të zonjës. Ai ka një gjatësi prej 129 cm. Sipas “The Independent”, lepuri është zhdukur nga shtëpia e pronares të tij të shtunën mbrëma, në Stoulton të Britanisë së Madhe. Annette Edwards, e cila kujdeset për lepurin gjigand kontaktoi policinë për zhdukjen e tij. Madje ka vënë edhe një shpërblim prej 1.000 £ për kthimin e Darius.…

Read More

Flamuri i Kosovës nuk hiqet, vazhdon takimi i Këshillit të Sigurimit pavarësisht kërkesës së Rusisë

Vendoset që Këshilli i Sigurimit të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija. Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron. Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmbledhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë. Përfaqësuesi i…

Read More

Këshilli i Sigurimit ndërprenë mbledhjen pasi ja kërkoi Rusia/Atyre u pengoi që Donika Gërvalla u paraqit me flamurin e Kosovës

Derisa ka qenë duke u mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, përfaqësuesi i Rusisë ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin. “Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose…

Read More

Qeveria anulon vendimin e kryesisë së Bordit të ZRre-së për arsye të mos-përmbushjes së kritereve/ Kurti inkurajon profesionistët e fushës të konkurojnë

Sot Qeveria e Albin Kurtit ka anuluar një vendim të mëparshëm. Bëhet fjalë për vendimin e kryesisë së Bordit të ZRrE-së me ç’rast Qeveria e Kosovës i pati propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Në mbledhjen e qeverisë u tha se arsyeja e anulimit të këtij vendimi ishte se në mesin e kandidatëve të dërguar për votim në Kuvend kishte kandidatë që nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me nenin 6, paragrafi 2, nën paragrafi 3, të Ligjit për…

Read More

Mbledhja e 6-të e Qeverisë së Kosovës, të gjitha vendimet që u morën

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Koncept-dokument përcakton pasurinë e fituar me kryerje të veprës penale, si nxitës kryesor të kriminalitetit. Kjo pasuri i siguron kryesit të veprave penale burim për vazhdimin e aktivitetit…

Read More

Presidentja Osmani pret sot në takim ish-presidentët, Sejdiun, Pacollin dhe Jahjagën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takojë sot ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe  Behgjet Pacolli, njofton zyra për media e Presidentit, raporton Gazeta Express. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe  Behgjet Pacolli. Mediat: Pamje. Komunikatë pas takimit Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në komunikatë.

Read More

SHBA: Incident me armë zjarri në një shkollë të mesme në Tenesi

Policia në qytetin Noksvill të shtetit Tenesi njoftoi se ishte thirrur në një shkollë të mesme lokale, pas njoftimeve për sulm me armë zjarri, ku njoftohet se kanë mbetur të vrarë disa viktima. “Ka pasur njoftime për disa viktima nga armë zjarri, ndër ta edhe një polic i Departamentit Policor të Noksvillit. Në këto momente vazhdojnë hetimet,” tha policia e qytetit përmes një postimi në Twitter. Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive lokale tregojnë ekipe policore dhe të reagimit të shpejtë duke rrethuar shkollën e mesme Austin-East në pjesën lindore…

Read More

Osmani takon Abdixhikun / Falenderon atë për rolin konstruktiv në formimin e institucioneve

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Presidentja Osmani e ka përgëzuar z. Abdixhiku për rolin konstruktiv të partisë së tij në formimin e institucioneve të reja. Osmani shtoi se partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin, andaj institucioni i Presidencës, sipas saj, do të jetë çdo herë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike. “Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin.…

Read More