Kaq e pat / Zyrtarisht e konfirmojnë ndarjen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

E përfundojnë miqësisht marrëdhënien e tyre 2 vjeçare, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Kështu kanë bërë të ditur vet ish- çifti ku zyrtarisht kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Në një deklaratë që kanë dhënë të përbashkët Lopez e Rodriguez janë shprehur se kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin pas ndarjes. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”- thanë Lopez dhe Rodriguez në një deklaratë të përbashkët në emisionin “TODAY” të NBC. Më pas…

Read More

Kaq kohë do të mbajë zi Mbretëresha Elizabeth pas vdekjes së Princit Philip.

Në moshën 99 vjeçare ka ndërruar jetë Princi Philip. Nga shumë ngushëllime që kanë marrë për këtë humbje të madhe, Pallati kishte publikuar një mesazh për bashkëshortin e ndjerë me të cilin Mbretëresha kishte kaluar plote 73 vite jetë, transmeton Indeksonline. Pas kësaj humbje, në bazë të protokollit, zija duhet të zgjas për 8 ditë, ndërsa Mbretëresha duhet të qëndroj për rresht 30 ditë. “Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e…

Read More

Ministri Aliu anulon tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar sot gjatë ditës se ka anuluar tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve. Ministri Aliu gjithashtu ka bërë të ditur se ka anuluar edhe privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve. “Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka thënë ndër tjerash ministri Aliu.

Read More

Komuna e Prishtinës rrënon mbindërtimin ilegal në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Përmes një njoftimi të bërë nga Komuna e Prishtinës, është njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit”. Lidhur me këtë rast qysh prej fillimit të punimeve, Komuna e Prishtinës ka thënë se inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfillur nga pala. “Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pasur afat disa ditë për ta rrënuar vetë mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë…

Read More

SHBA, sanksione të reja kundër Rusisë, dëbojnë 10 diplomatë

Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Masat vijnë në përgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, si dhe piraterimit të agjencive qeveritare amerikane. Masat e njoftuara të enjten përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike të vendit, përveç sanksioneve ndaj 32 individëve dhe entiteteve të akuzuara për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke përfshirë shpërndarjen e dezinformimit. Dhjetë diplomatët që po dëbohen përfshijnë përfaqësues të shërbimeve ruse…

Read More

Me 19 prill rifillon punën gastronomia

Të hënën më 19 prill pritet që sektori i gastronomisë në Kosovë të rifillojë punën pas një mbyllje dy javore, vendim ky i cili u vendos dy javë më parë nga Qeveria e Kosovës. Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në të cilin njoftohet për një takim të përbashkët të kryetarëve të komunave me ministrin, Elbert Krasniqi dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia. “Kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së…

Read More