Capital T publikon këngën “Rrushe”

Reperi i njohur dhe siç njihet shumë i talentuar për muzikën që bën Capital T ka publikuar këngën “Rrushe”. Kënga “Rrushe” është shumë emocionale dhe flet për realitetin jo të mirë që mbretëron në Kosovë. Pas këtij projekti, vjen seriali me të njëjtin emër ku luajnë shumë aktorë të njohur shqiptarë. Dëgjoni më poshtë këngën e re:

Read More

UP-ja pezullon 11 deputet nga detyra e tyre si profesorë universitarë

Universiteti i Prishtinës ka pezulluar nga puna 11 profesorë universitarë, tanimë deputet të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. 11 profesorë të Universitetit të Prishtinës duhet që t’i lirojnë pozitat pasi që janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Vendimi i Rektoratit të UP-së tregon se pezullimi i tyre nga pozita e profesorëve do të zgjasë për aq kohë sa ata do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është njëri nga deputetët që duhet të lirojë detyrën e profesorit universitar. I pari i PDK-së, Enver…

Read More

Kryeministri Kurti deklarohet për Gërvallen: Ajo e afirmon luftën tonë çlirimtare

Albin Kurti, Kryeministri i kosovës ka reaguar në profilin e tij facebook ndaj një fushate të orkestruar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvallës. Kryeministri Kurti i ka shkruar se është mjaft interesant fakti se si kjo fushatë kundër Donika Gërvallës nuk u nis kur znj. Gërvalla erdhi në listën zgjedhore të përbashkët me Albin Kurtin dhe VV dhe as kur u emërua ministre, por pikërisht tash kur është kthyer nga vizita e suksesshme në Bruksel. “Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres…

Read More

Qeveria: Ligjet nuk lejojnë të ofrojmë garanci për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, për mediumin KOHA ka deklaruar se nuk mund të ofrojnë garancë për lirimin me kusht nga Haga të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Zëdhënësi Kryeziu, ka thënë se kjo nuk mund të bëhet as nga Qeveria e as nga kryeministri, pasi Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës, por me seli në Hagë. Më herët janë tërhequr paralele për lirimet me kusht të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime…

Read More

Ministrja Haxhiu konfirmon se të premten votohet programi i Qeverisë Kurti

Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë ka konfirmuar se këtë të premte do të votohet programi i Qeverisë Kurti. Znj. Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend. “Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo. Ndërkoh, ka pasur zëra kritik ndaj qeverisë në vazhdimësi për mosprezantimin e programit deri tani.

Read More

Bislimi: Dialogu rinis në qershor

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor. “Nuk ka pasur bisedime, ka pasur raportim të Lajcak për ecurinë e deritanishme. Nuk do të ketë takime dhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, tha zëvendëskryeministri. Ai tha se parimet e Qeverisë për dialogun me Serbinë janë të qarta. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se i kanë pesë parime. Të parin e përmendi mosrinegocimin e marrëveshjeve të…

Read More

Beteja e vështirë e Pink me COVID-19: “Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar / Mendova se do të vdisja bashkë me djalin dhe shkrova testamentin

Një vit më parë, Pink dhe djali i saj u infektuan me Covid-19 dhe mesa duket këngëtarja nuk e ka harruar ende eksperiencën e frikshme që kaluan. Për “Heart Radio”, Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo bashkë me djalin do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda. “Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”, …

Read More

Vdes nga Covid-19 aktori nga Shkodra Guljelm Radoja

Ka vdekur nga Covid-19 aktori Guljelm Radoja. Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin covid 2, në intubim. Radoja u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë që Guljelm Radoja të kurohej jashtë vendit. Artisti Guljelm Radoja lindi në vitin 1945 në Shkodër. Ai ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku…

Read More

Kryetari i Athinës Kostas Bakoyannis sot viziton Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të vijë për vizitë kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis. Në njoftim thuhet se kryetari i Athinës do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti në ora 14:00. “Me 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media. Takimi mbahet në katin e parë, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.

Read More

G-7 fillon punimet në Londër

Ministrat e jashtëm që përfaqësojnë Grupin e 7 vendeve më të industrializuara po zhvillojnë takime në Londër për një sërë çështjesh botërore, përfshi marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, grushtin e shtetit në Mianmar, konfliktin sirian dhe situatën në Afganistan. Britania, vendi pritës, ka paralajmëruar se aktivitetet gjithnjë e më agresive të Rusisë, Kinës dhe Iranit paraqesin një sfidë për shoqëritë demokratike dhe rendin ndërkombëtar. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se presidenca e Britanisë këtë vit e G-7ës “është një mundësi për të bashkuar shoqëritë e…

Read More