Presidentja Osmani i shpallë zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës për datën 17 tetor 2021

Është vendosur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, se pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi. 

Read More

Kurti tregon 4 propozimet që ia ka bërë sot Vuçiqit, takimi i radhës më 25 korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se takimi i radhës do të mbahet më 25 korrik. Kreu i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim ka dhënë katër propozime të cilat janë refuzuar nga pala serbe. Ndërsa Vuçiq, sipas tij, në këtë takim ka ardh më ide të vjetra. “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më…

Read More

Fillon takimi i parë Kurti-Vuçiq

Tashmë ka filluar takimi trepalësh i Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit evropianë. Takimi i tyre vjen pas takimeve të ndara që patën Lajçak dhe Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin. Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviç. Para se të fillonte ditën me takime, Borrell është deklaruar në një konferencë për media ku ka thënë se në takimin e sotëm i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, derisa, takimin Kurti-Vuçiq e ka lidhur edhe me vizitën e…

Read More

Sot takimi Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen për herë të parë sot paradite në Bruksel.   Takimi i sotëm është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.  Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut. “Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për…

Read More

Sot filloi vaksinimi masiv kundër COVID-19

Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19. Tashmë të gjitha qendrat e vaksinimit janë të gatshme për këtë proces të vaksinimit, për çka edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet. Vitia është shprehur i bindur se pas procesit të vaksinimit qytetarët do të jenë më të mbrojtur nga COVID-19, teksa u ka bërë thirrje gjithsecilit që të ndjekin informacionet zyrat të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën dhe kriteret e vaksinimit. Edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë tërhequr vëmendjen që me qëllim…

Read More