Pasi Vulin e ofendoi presidenten Osmani i reagoi shefi i stafit të saj: Këlyshi i Mira Markovic, Vulini është zëdhënës i regjimit primitiv,të dhunshëm dhe seksist në Serbi

Pasi sot Aleksandër Vulin bullizoi presidenten Vjosa Osmani, me fjalë ofenduese, Blerim Vela, shefi i stafit të Presidentes e ka quajtur ministrin e Punëve të Brendshme Serbisë, Aleksandër Vulinin si “këlysh” të gruas së Sllobodan Millosheqivit, Mira Marković. “Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim…

Read More

Qeveria e Kosovës prezanton raportin e punës për 100 ditët e para

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka publikuar raportin e 100 ditëshit të parë të punës. Raporti i publikuar sot nga Qeveria Kurti përmend me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë COIVD-19, ku thuhet se “ka qenë i sukseshëm”. Gjithashtu theksohen edhe proceset të cilat janë nisur apo kanë kaluar miratimin në lexim të parë. Në raportin 53 faqesh, thuhet se për 100 ditë janë mbajtur 18 mbledhje. Po ashtu, thuhet se janë marrë 144 vendime e 19 projektligje e katër koncepte-dokumente. Raporti i plotë:

Read More

Në “WEMBLEY” sot mësohet për finalsitin e parë EURO 2020 / Përballja Itali-Spanjë

Sonte pritet të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Euro 2020, ku Italia pritet të përballet me ekipin e Spanjës në “Wembley”, duel ky që nis prej orës 21:00. Një ndeshje tepër e rëndësishme kjo, që do të gjykohet nga gjermani Felix Brych. Gjysmëfinalja tjetër e Euro 2020 është ajo mes Anglisë dhe Danimarkës, që do luhet të mërkurën në mbrëmje (21:00), sërish në “wembley”. Po si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja? ITALIA: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini. SPANJA: Simon, Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba;…

Read More

Pas më shumë se një viti pandemi, sot hapet Festivali i Filmit në Kanë / Kosova në garë me filmin “Pa Vend”

Sot, e martë, Festivali i Filmit në Kanë do të hapë dyert për edicionin e 74-të, pas më shumë se një viti të shtyrë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. Në muajt e parë të pandemisë, ‘Palais des Festivals’, vendi kryesor i festivalit të filmit në jug të Francës, ishte mbushur me shtretër spitalorë teksa në fillim të këtij viti, ai shërbeu si një qendër vaksinimi. Dhe tani, pasi u shty nga maji për më vonë gjatë verës me shpresën për të pasur pandeminë nën kontroll, festivali më…

Read More

Gazetarët pa Kufij: Orban dhunues i medias

Organizata vëzhguese e medias, Gazetarët pa Kufij, i ka cilësuar 37 udhëheqës të botës si dhunues që “shtypin masivisht” lirinë e shtypit, duke përfshirë në këtë listë për herë të parë një kryetar shteti të Evropës Perëndimore, Kryeministrin Viktor Orban të Hungarisë. Organizata me qendër në Paris, në listën e saj të parë të këtij lloji në pesë vite, përfshiu dy gra, Sheikh Hasina, Kryeministre e Bangladeshit që nga viti 2009, dhe Carrie Lam, shefe ekzekutive e Rajonit Administrativ Special të Hong Kongut që nga viti 2017. Organizata Gazetarët pa…

Read More

Kurti: Këtë vit pritet të merren vendime të rëndësishme në sektorin e energjisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova duhet të ketë një strategji të energjisë të koordinuar mirë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe që rezulton me rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti foli për rëndësinë e strategjisë për energjinë me rastin e hapjes së punëtorisë “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë”, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, me ç’rast theksoi se me implementimin e strategjisë së energjisë pritet të krijohen vende të reja të punës dhe të krijohen hapësira për…

Read More