21 vite pas, kullat e Jasharajve lihen nën mëshirën e fatit. A do i gjykoj historia pushtetarët e pasluftës?

21 vite pas, kullat e Jasharajve nuk janë prekur me dorë. Ato rrezikohen të shemben, dhe po u shemben ato, do shembej e gjithë Kosova. Kullat e Jasharajve pos që u vizituan nga pushtetarët plotë 21 vite për të shprehur ndjenjën e krenarisë që e ndjenin sa herë që vinin festat kombëtar, shteti i Kosovës nuk arriti kurrë ti konservoj ato. Ndërkaq ato ishin dëshmia e gjallë për breza e breza, e një lufte të egër e të pabarabartë, në mes asaj që thuhet aparati shtetëror serb dhe një familje të gjerë me burra, gra e fëmijë.

Kujtojmë ambasadorinë e parë ndërkombëtarë në Kosovë, Bernard Kouchner që me të drejtë thoshte “Sikur të kishte çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, dhe paradoksalisht kush do e kishte menduar se do shkonin 20 vite tutje dhe këto kulla do mbeteshin pa përkujdesje nga shteti i Kosovës.

Nipi i komandanti legjendar Adem Jashari, Bekimi, tani kryetarë i Komunës së Skenderajt me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila koinsidon edhe me ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, në seancën solemne të Kuvendit Komual, ka ururar shqiptarët kudo ndodhen për festën e flamurit. Me këtë rast, Jashari ka ndarë titulin “qytetarë nderi”, për humanistin Halil Kastrati dhe kampionin në boks Haxhi Krasniqin.

Kryetari Jashari gjithashtu hodhi kritika ndaj shtetit që edhe 21 vite pas lufte nuk ka arritur ende të bëjë konservimin e kullave. “Është absurde dhe e papranueshme që sot 21 vite pas luftës ende shteti jonë nuk ka arritur të bëjë konservimin e kullave të Jasharjave të cilët kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe dita e ditës rrezikohen të shemben”, ka thënë Jashari.

E numri i atyre që e kanë vizituar këtë kompleks gjatë njëzet viteve të fundit, llogaritet të jet më shumë se 10 milion persona. Ekspertët paralajmërojnë se në rast se nuk ndërhyhet shpejt në konservimin e kullave, kjo së shpejti mund të shembet dhe vizitorët nuk do kenë më arsye përse të vinë në Prekaz.

Kosova e ka krijuar Agjencinë për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e Komplekseve Memoriale në Kosovë, por edhe kjo agjenci si shumë të tjera në Kosovë nuk është se bëjnë ndonjë punë të madhe në këtë drejtim. Ish Shefi i kësaj agjencie, Idriz Blakaj pati deklaruar se konservimi i kullës së Jasharajve në Prekaz ka mbetur pengi një ligji që rregullon çështjen e këtij kompleksi. Ai fliste për tenderimin e konservimit të kullave e cila nuk mund të bëhej pa ardhur ligji. Pra kishte mungesë vullneti nga ligjvënësit për të përfunduar infrastrukturën ligjore që do i hapte rrugë punimeve atje. “Tenderimi për konservimin e kullave nuk mund të bëhet pa ardhur ligji”, thoshte Blakaj.

Një problem tjetër për konservimin e këtij kompleksi, sipas Blakajt ishte edhe çështja profesionale. “Arkitekt për konservim nuk ka në Kosovë, unë nuk di që ka. Andaj ligji nuk mund të lejojë të bëhet konservimi pa qenë ekspert i kësaj fushe”, pati thënë Blakaj.

Megjithatë kjo nuk e kishte ndalur Blakajn të bënte një tenderim për konservim diku tjetër. Ai e kishte shpërblyer me kontratë, një konsorcium i përbërë prej dy kompanive, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova. Kjo kontratë ishte destinuar për konservimin e objekteve në kompleksin memorial “Zona me Interes të Veçantë-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë.

Në këtë projekt përveç që ishin hargjuar një shumë e majme e parave, diku rreth 2 milion euro, nuk u bë ndodnjë punë e madhe, pasi ato objekte janë në gjendje të mjerueshem dhe pa mirëmbajtje.

Duhet ta dimë se historia ka mbetur nën mëshirën e askujt, ku çdo institucion i thirrur për të mbrojtur dhe menaxhuar komplekset e rëndësishme në Kosovë, përveç fjalëve boshe dhe ndonjë tenderi për të mbushur nevojat e klientëve të tyre, nuk u bë asgjë.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.