22 vite më pas, Haradinaj kujton veprimtarët e shquar: Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin

Janë bërë sot plotë 22 vite që kur u vranë tinëzisht veprimtarë dhe intelektual të shquar siç ishin: Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot me pranin e tij veprën e tyre në vendin ku ata u vranë, me 2 dhjetor të vitit 1998 në afërsi të Qendrës Studentore në Prishtinë.

“Njëzetedy vite më parë, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, ranë heroikisht në kërkim të lirisë.Një jetë në shërbim të Atdheut, ata u bën frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirim. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në facebook.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.