30 vjet burg për të dyshuarit e sulmit ndaj ‘Charlie Hebdo’

Gjyqi ndaj 14 personave të akuzuar për lidhje me sulmet ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” dhe një supermarketi hebre në Paris u mbyll të mërkurën me shumë persona të dënuar për akuza të lidhura me terrorizmin.

Hajat Bumedien, bashkëshortja e atentatorit Amedi Kulibali, u dënua me 30 vjet burg në mungesë.

Ajo është arratisur në Siri dhe mendohet se është ende gjallë.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor, Ali Riza Polat, u shpall fajtor për “bashkëpunim në akte terroriste”.

Ai u dënua gjithashtu me 30 vjet burg, edhe pse prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm.

Për 6 nga të pandehurit, paneli i gjyqtarëve nuk i klasifikoi krimet e tyre si “terrorizëm” për shkak të mungesës së provave.

Sulmet ndodhën më 7 dhe 9 janar, duke lënë 17 persona të vdekur, përfshirë tre atentatorët, ka transmetuar euronewsalbania.

Related posts