38.25% arrin pjesëmarrja e votuesve në Shqipëri deri në ora 15:00

Deri në orën 15:00 është shënuar 38.25 përqindja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet nacionale që po mbahen sot, ditë e dielë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri pas tetë orëve që nga hapja e procesit të votimit.

Të dhënat e KQZ-së deri më tani tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje duke krahasuar orën 15:00 me katër vite më parë vihet re një rritje e qytetarëve që kanë dalë për të votuar.

Përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës.

Related posts