51 përqind e ka mbështetjen aktualisht Vetëvendosje, kështu thot analisti i njohur

Parashikohet fitore e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kolaps i partive në skenën aktuale politike në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme të cilat flitet se do të mbahen në muajt në vazhdim.

Në rast se do shkohet tani në zgjedhje të parakohshme VV do të dal fituese me 51% të votave të fituara në total. Një parashikim të tillë po e jep analisti i njohur në Kosovë, Armend Muja. Muja ishte i ftuar në emisionin “Personale”, ku ka bërë një analizim të situatës elektorale në nivel vendi.

Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është matur edhe sentimenti i përgjithshëm i qytetarëve.

“Pas 16 nëntorit të vitit të kaluar deri në prill rritja e Vetëvendosjes ka qenë në mënyrë eksponenciale. Në prill pak para mocionit Albin Kurti ishte i pëlqyer nga rreth 60% të qytetarëve të Kosovës të cilët i besonin në atë kohë. Deri në 2 qershor kjo epërsi nuk është zbritur, ka qëndruar e njëjta”, ka thënë Muja.

“Mbështetja për Albinin nuk ka rënë por ka pasur një transformim rrënjësor në terren. Këtë e dinë partitë pasi kur e sheh që nuk gjen aktivist për ta bërë një tubim si në Podujevë, është një sinjal”.

Muja thotë se aktualisht Vetëvendosje ka mbështetje më të madhe se 50%.

“Sentimenti është përtej 51% për Vetëvendosjen. Kjo nuk është meritë vetëm e Vetëvendosjes por edhe merit e kombinatorikave tjera prej LAA, PAN etj. Pra kur bashkohen partitë krijojnë anonimozitet edhe te partitë tjera. Është krijuar një narracion se këta të gjithë janë bërë bashkë LDK, PDK, AAK, NISMA. Kjo te njerëzit është bërë shumë irrituese”, tha ndër të tjera Armend Muja.

Muja është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë.

Related posts