51,328 të infektuar me coronavirus branda vitit 2020 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se deri tani numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.

Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Ndryshe, IKSHPK përmes një postimi në Facebook bën të ditur se sot janë bërë një vit nga fillimi i punës në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Njëvjetori i fillimit të punës në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19!

Urime Vitin e Ri të gjithë punëtorëve të Institutit Kombëtar në përballjen titanike me virusin më enigmatik deri tani në historikun e mjekēsisë!

Vazhdojmë tutje me të njëjtën forcë profesionale, me motivim të lartë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!”. 

Related posts