721 pacientë në QKUK janë me oksigjeno-terapi

Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Sipas zyrtarit të MSh-së, Faik Hoti, i cili ka dhënë statistikat e fundit për të prekurit me këtë virus, ky është totali i rasteve të spitalizuara dhe atyre me COVID në ShSKUK.

960 pacientë janë gjithsej në trajtim, 10 nga ta në respiratorë, transmeton IndeksOnline.

39 janë në CPAP, 721 me oksigjeno-terapi.

Nga ky numër, 682 janë të konfirmuar me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në klinika dhe spitale.

Ndërsa, që nga 13 Marsi e deri më 5 dhjetor 2020, numri total i të infektuarve është 42805, të shëruar 28504 dhe viktima, 1106./Indeksonline

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.