A do t’i kontestohen vendimet Qeverisë Hoti, në rast se ajo shpallet nesër Qeveri-Antikushtetuese?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nesër me 2 dhjetor, pritet të mbajë një seancë publike dëgjimore online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkoi që qeveria hoti të shpallet anti-kushtetuese.

Kjo seancë ka të bëj me kushtetuetshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, ku u kërkua interpretim ligjor, pasi që deputeti Arifi ishte i dënuar me burg në momentin e votimit për krijimin e qeverisë Hoti. Kjo seancë pritet të filloj në orën 10:00.

Në rast se nesër Gjykata Kushtetuese sjell aktgjykimin e drejtë ligjor, atëherë në Kosovë mund të ketë një situata të re politike.

Por, në një situatë të tillë, me konstatimin e qeverisë Hoti si antikushtetuese, qka do të ndodhë me vendimet që ai i mori gjatë kësaj periudhe. Duhet pasur parasysh se kontestimi i kësaj qeverie është bërë vetëm sa i përket procedurave të përzgjedhjes së Qeverisë dhe jo vendimeve të kanë pasuar.

Për t’u shpallur edhe vendimet e paligjshme, atëherë do të duhej të kishte edhe një proces në Kushtetuese, ku do të kërkohej që vendimet e z. Hoti të ishin kundërkushtetuese.

Kujtojmë se kërkesa për shpalljen anti-kushtetuese të votimit të qeverisë Hoti kishte shkuar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2020.

Deputeti Etem Arifi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim në maj të vitit 2019 nga Gjykata e Apelit. Ai kishte bërë ankesë edhe në Gjykatën Supreme, kërkesë kjo e cila i ishte refuzuar. Arifi aktualisht ndodhet në burg pasi ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të një subvencioni prej 26 mijë euro të qeverisë.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.