A duhet të bie Facebook?

A duhet të bie Facebook?.

Është një pyetje e parashtruar shumë ditëve të fundit.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 48 avokatët e përgjithshëm kanë thënë se Facebook është bërë një monopol i paligjshëm që po dëmton konsumatorët. Por sa mund të ketë suksesë një shtjellim i kësaj çështje?, shkruan the New York Times.

Qeveria e SHBA dhe më shumë se 40 shtete thonë se kompania e rrjeteve sociale është bërë një monopol i paligjshëm që po dëmton konsumatorët.

Kur aplikacioni për ndarjen e fotove Instagram ishte themeluar nga dy studentë të Universitetit Stanford – atëherë filloi të rritet popullariti i Instagram në vitin 2010, ndërkaq shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, kishte dy mundësi: të ndërtonte diçka të krahasueshme ose ta blinte atë. Por ai zgjodhi këtë të fundit, pra ta blej Instagramin.
Marrëveshja prej 1 miliard dollarësh që u arrit më pas është thelbësore për një çështje të ngritur kundër Facebook nga qeveria amerikane dhe 48 prokurorë të përgjithshëm. Në blerjen e rivalëve, pretendon padia, Facebook u përfshi në sjellje monopolistike.

Në përgjithësi, çështja e publikimeve në mediat sociale është duke u diskutuar në ShBA dhe në Evropë me intenzitet të shtuar pasi sot edhe në Bruksel sapo janë prezantuar Projektligji për Shërbimet Dixhitale dhe Projektligji për Tregjet Dixhitale. Këto propozime synojnë rishikimin e të gjitha parimeve që lidhen me shërbimet dixhitale në 27 vendet anëtare, që nga postimi i materialeve të paligjshme në median sociale e deri tek shitja e produkteve përmes internetit.NYT

Related posts