A mund të mposhtet dhimbja dhe të jetohet si më parë?

Duke u nisur nga vet jeta për të cilën njeriu nuk ka ndonjë spjegim përse filloi në gjenezën e saj, përse ajo është e pse është e tillë siç është, edhe dhimbja është pjesë e jetës e cila nuk fillon dhe nuk mbaron me ne por jeton dhe zhvillohet brenda nesh. Dhimbja nuk është fare dukuri absurde por është një ndjenjë prezente që nga momenti kur jemi koshient se jeta është një botë e pasur plotë me “pse” të cilat udhëheqin gjendjen e krijuar më pas.

Në përditshmërinë tonë hasim shpeshherë tek thonë se “njeriu është më i fortë se guri”, shprehje kjo e vjetër popullore. Por nuk do ta kuptosh kurrë për aq kohë sa TI nuk e ke vërtetuar se je më e fortë se guri. Diferenca në mes fortësisë së gurit dhe njeriut është se guri është i fortë brenda dhe jashtë, kurse njerëzit kanë fortësinë thellë në brendësi, e ajo është një fuqi e mrekullueshme që e posedojnë njerëzit. Kur njerëzit përjetojnë dhimbjet e skajshmërisë nuk ndiejnë më asgjë tjetër pos të DORËZOHEN dhe verbërisht e kërkojnë fuqinë burimore të mrekullisë.

Por sa dhimbje mund të duroj njeriu? Si mund t’i tejkaloi ato pa pësuar ndryshime të mëdha në jetën e tij?, A do të mundet ta ndiej përsëri freskinë e aromës së dikurshme?. Çka mundet të ju ndihmoj JU për të kaluar këto historira.

  • Pasi njeriu është në marrëdhënie të gjithëherëshme me dhimbjen në mënyre aq të ngatërruar, atëherë JU mund të bëni një luftë të rregullt dhe të arsyeshme e cila krijon mbrojtjen nga lëvrimet dhe gërryerja e tepërta e dhimbjeve shpirtërore.
  • Dihet se e kundërta e dhimbjes është lumturia dhe si të tilla egzistojnë si palë. Dhe si palë që janë nuk mund ti flakrojmë totalisht.
  • Mësohuni të pranoni dhimbjen sikur që përjetoni gëzimin, hidhërimin, haren, frikën dhe guximin në mënyra ciklike. Asnjëra nga këto gjendje shpirtërore nuk është e përjetshme. Ato, herë pas here ia lëshojnë vendin njëra tjetrës.
  • Kur të flisni për dhimbjen duhet të kërkoni prejardhjen e saj “Pse mbi mua”. Kur ta kuptoni prejardhjen e dhimbjes dhe ta bëni atë si pjesë ciklike të jetës suaj, qysh atëherë fillon shkrirja dhe dalja nga labirinti i saj.
  • E rëndësishmja është të jeni brenda prizmit determinues pa e shmangur vullnetin e lirë.

Related posts