Selektori i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka paralajmëruar pensionim të xhudistes me famë botërore, Majlinda Kelmendi.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin festiv Sports Show të Klan Kosovës, që transmetohet më 1 janar në orën 15:20, Kuka thotë se “Olimpiada Tokio 2021”, do të jetë gara e fundit në karrierën e Majlinda Kelmendit.
Ai ka thënë se Kelmendi tani i duhet si trajnere, sepse i vetëm nuk mund t`i stërvis si duhet më shumë se katër ose pesë garues elitar.
“Ajo e ka vërejtur që ngadalë duhet ti vendos 'kimonet', t
i hekurosë mirë dhe të kaloj në pjesën e trajnerëve”, ka thënë Kuka.
Majlinda Kelmendi në karrierë ka fituar medalje të artë (është shpallur kampione) në çdo garë të mundshme, duke përfshirë kampionatin Evropian, Botëror dhe në Lojërat Olimpike.