Abdixhiku respekton vullnetin e popullit / Uron Kurtin dhe Konjufcën, tregon se do të jetë zë kërkues, refuzues e kritik në secilin proces politik

Kryetari i LDK-së, i zgjedhur javën e kaluar, Lumir Abdixhiku sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka marrë fjalën nga radhët e LDK-së ku fillimisht duke i’u përshtatur solemnitetit të seancës konstituive ka uruar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën duke thënë se respekton vullnetin e shumicës si akt demokratik pa pasur nevojë që kjo të shihet si akt i madh.

“Respektimi i këtij vullneti nuk duhet të shihet si akt i madh, është thjesht një veprim demokratik. Kryeministri duhet ti kujtojë vetës që nga nesër nuk është përfaqëuses partiak por kryeministër i Kosovës dhe si i tillë duhet të sillet me dinjitet. Duhet ti kujtojë vetës që cdo sjelle indiferente na shpie të gjithëve drejt një polarizimi shtetërorë“, ka thën Abdixhiku.

Abdixhiku pati edhe disa këshilla për Kurtin para se të bëhet kryeministër.

Ai u shpreh se Kurti do t’i ketë muajt e mjaltit por se fillimisht e presin zgjidhjet.

Kryetari i LDK-së tha se partia e tij do të mbajë rol opozitar dhe do jetë kërkues, refuzues e kritik në secilin proces politik.

Si shumicë, ju takon të bartni barrën e partive. Kurti, do ti keni muajt e mjaltit por zgjidhjet ju presin së pari. Kosovës i duhet stabilitet politik. Si opozitë do të kontribuojmë në këtë stabilitet, duke respektuar vullnetin qytetar. LDK me 15 deputetet e saj do mbajë rol opozitar, kërkues e kritik e refuzues në secilin proces politik. Do jemi zë mbrojtës”, ka thënë më tej në fjalimin e tij z. Abdixhiku.

Related posts