Abdixhiku uron Osmanin për postin e ri / Ai pret nga ajo ta ushtroj rolin e saj kushtetues në drejtimin e duhur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka hezituar ta uroj presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin për postin e ri që ajo mban tash e tutje.

Lexoni të plotë postimin e z. Abdixhiku në profilin e tij facebook:

Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi Presidenten. Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithëherë, edhe këtë herë, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Pas gjetjes së qetësisë politike të domosdoshme, ne do të ushtrojmë me dinjitet zërin tonë opozitar, për t’i dhënë vendit një alternativë që i duhet në sfidat përpara.Uroj Presidenten Osmani për zgjedhjen. I dëshiroj shëndet dhe pres të ushtrojë rolin e saj kushtetues në drejtimin e atdheut tonë të përbashkët.

Related posts