Abrashi e merr vendimin: Ndalon panot reklamuese në rrugët e Kosovës

Arban Abrashi, Ministri i Infrastrukturës ka marrë vendimin për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në autoudhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, Abrashi ka revokuar të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në autoudhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.