Është raportuar se sot Covid-19 ka marrë jetën e humoristit IKON, Rasim Thaçit- CIMA. E bija e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së babait të saj.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Adelina Thaçi shprehi dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e babait të saj.
“Ma këpute shpirtin o babë, shoku jem, dashnija jem”, ka shkruar ajo.
Rasim Thaçi vdiq të premten e 26 marsit, në moshën 71 vjeçare pas infektimit me Coronavirus.