Aeroplani i Kamala Harris detyrohet të kthehet për shkak të një problemi teknik

Zëvendëspresidentes së ShBA-së, Kamala Harris nuk i ka shkuar mbarë fillimi i një udhëtimi. Në udhëtimin e saj të parë zyrtar, aeroplani me të cilin do të fluturonte ka patur probleme teknike dhe është detyruar të ndalojë.

Harris ishte rrugës për në Guatemalë kur piloti njoftoi se duhej të aterronte në aeroportin më të afërt për shkak të problemeve teknike që po haste në avion.

Aeroplani në të cilin ndodhej Kamala Harris u desh të kthehej të dielën për shkak të një problemi teknik ndërsa zëvendës presidentja amerikane po udhëtonte për në Guatemala, në vizitën e saj të parë ndërkombëtare.

“Jam mirë, jam mirë”, siguroi Harris, duke ngritur dy gishta në ajër dhe duke buzëqeshur pas uljes, duke shtuar megjithatë se “ne të gjithë jemi lutur shkurtimisht, por jemi mirë”.

Zëvendës presidentja fluturoi për në Guatemala me një avion tjetër pa shumë vonesa.

Një gazetare në avionin Air Force Two tha se “zhurma e pazakontë nga ingranazhi i uljes” u dëgjua gjatë ngritjes.

“Por zbarkimi (…) ishte mjaft i zakonshëm,” shtoi ajo.

Kamala Harris ka për të takuar sot presidentin e Guatemalës, Alejando Giammattei, ndërsa më pas do të udhëtojë në Meksikë, ku do të takohet me Presidentin Andrés Manuel López Obrador të martën.

Related posts