Afati i koalicioneve për partitë politike deri nesër në ora 18:00

Po afrohet koha e limituar e koalicioneve të partive politike në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme të shpallura me datën 14 shkurt 2021. Deri tani nuk pamë ndonjë koalicion në mes partive politike, as atyre partive që jemi mësuar t’i shofim që në prag të zgjedhjeve të lidhin koalicione në mes vete.

Por afati i lidhjes së mundshme të koalicioneve ligjërisht është nga 8 janar deri me 12 janar në ora 18:00

Pra,deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit është 8 janar -12 janar 18:00.

Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është 8 janar -16 janar ora 18:00

Related posts