Agim Veliu akuzohet se po i keqpërdorë veturat e shtetit

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, akuzon ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliun, ish kryetar i Podujevës, që po keqpërdorë veturat e MPB-së për procesin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosjes, në shkolla të ndryshme të Podujevës deri më tani janë parë 16 vetura të MPB-së, të cilat sipas Vetëvendosjes, por keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut.

“Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre. Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore. Veprimet e tilla janë rreptësisht të ndaluara”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Vetëvendosje e ka ftuar prokurorinë që të merret me këtë rast dhe i ka bërë thirrje KQZ-së të reagoj lidhur me rastin.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.